VLORË – Gjykata e Vlorës ka dhënë sot masën e arrestit me burg për Ervis Lulushin, i cili vrau 21-vjeçaren Paola Bisha dhe kushuririn e saj, Parid Veliajn.

27-vjeçari Lulushi akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese të dy ose më shumë personave si dhe për heqje të paligjshme të lirisë.

Lulushi i bë autor i krimit makabër të dy personave në sy të një fëmije 4 vjeç më 2 janar 2015. Vrasjen e kreu në afërsi të Ujit të Ftohtë, pranë Shkollës së Marinës, në mjediset e një lokali. Viktimat qenë 28-vjeçari Parid Veliaj dhe 21-vjeçarja Paola Bishaj, të afërm mes tyre, ndërsa i plagosur mbeti Gerti Arapi.

Autori i dyshuar ka zbritur nga automjeti dhe i është afruar lokalit ku ndodhej shtetasja Paola Bishaj, e cila ka qenë nën shoqërinë e së motrës, të bashkëshortëve Parid Veliaj dhe Luljeta Veliaj, vajzës së tyre 4-vjeçare dhe shtetasit Gerti Arapi. Ervis Lulushi ka kërkuar të takojë Paolan. Pasi nuk është lejuar të takojë 21-vjeçaren nga kushëriri i saj, Ervis Lulushi ka nxjerrë armën e zjarrit tip pistoletë model 54 dhe ka qëlluar fillimisht në drejtim të saj, më pas në drejtim të shtetasit Parid Veliaj si dhe ka qëlluar në kokë me qytën e armës shtetasin Gerti Arapi.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb