NGA ENRIK MEHMETI* VLORË- Ditën për diell, në mes të pallateve në Vlorë, në lagjen “Pavarësia”, shumë pranë vendit ku luajnë fëmijët luajnë, ndodhet një godinë e braktisur që tashmë është shndërruar në bazën e narkomanëve të qytetit bregdetar. News24 ka qenë aty për të parë se çfarë ndodh me këta persona dhe sa e rrezikshme mund të jetë kjo “fole” ku mjaft të rinj i dorëzohen drogës.

Nëse do të kesh kureshtje për të parë mbetjet e rrezikshme të çfarëdollojshme nisur nga shiringat e personave që janë përdorues heroine kjo nuk është vështirë t’i gjesh në Vlorë. Një godinë e braktisur në zonën më të populluar të lagjes “Pavarësia” shërben si bazë e personave që marrin me injektim intervenoz heroinë në mes të ditës.

Tabloja është mjaft e zymtë pasi shenjat janë të dukshme. Kudo ku hedh sytë gjen shiringa të hedhura në tokë në disa prej tyre kanë dhe gjakun e përdoruesve.

Brenda ambienteve ka dhe sende femrash si dhe fëmijësh ndërkohë që lëvizjet janë si ditën dhe natën. Kjo konfirmohet dhe nga një djalë, banor i zonës.

Shikon shumë persona që hyjnë këtu dhe përdorin drogë?

Ndonjëherë me raste. Kam parë djem të rinj, moshë të madhe e të vogël, djem të rinj 20 e lart.

Gjendja vërtetë është katastrofë dhe aq më tepër kur bëhet fjalë që këto hapësira shndërrohen në terrene që luajnë fëmijët e pallateve përreth.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: