VLORE- Punimet në vijën bregdetare të qytetit të Vlorës, njohur ndryshe si projekti i “Lungomare”-s, po vijojnë me ritme të larta dhe pritet që sezoni i verës që po afron ta gjejë Vlorën me fytyrën e vërtetë turisike aq shumë të mirëpritur.

Një nga pjesët më “pikante” të projektit është edhe një platformë e veçantë e ndërtuar brenda detit, por jo shumë larg bregut.

Kjo strukturë është ideuar nga arkitektët të shfaqet mbi sipërfaqen e detit kur të ketë zbaticë dhe të zhduket kur të ketë baticë, ç’ka pritet t’i shtojë edhe më shumë vlerat turistike vijës bregdetare të qytetit të Vlorës.

17547494_270568200035690_8370872_o
Lungomare është projekt që shtrihet në një gjatësi prej 5 km, projektuar nga arkitekti Xavier de Geyter.

Deri më tani kanë përfunduar punimet nëntokësore si edhe zgjerimi në zonën e rërës. Projekti parashikon ndërtimin e një parku, hapësirë sportive e korsi bicikletash. Investimi financohet nga BE dhe qeveria shqptare dhe arrin në vlerën e 12 mln euro.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: