1. VLORË- Autobusi i ekipit të Flamurtarit ka mbetur në mes të rrugës për shkak të një defekti që ka pësuar nga gropat e shumta të një prej akseve më problematikë në Vlorë. Megjithëse përshkon një nga zonat më të populluara rruga për në Plazhin e Vjetër, pak metra nga Skela, është tërësisht e shkatërruar, saqë duket sikur je në ndonjë fshat të thellë. E ndërsa autobusit të klubit të Flamurtarit i është dashur të kalojë në këtë aks, ka mbetur në mes të rrugës, duke bllokuar edhe qarkullimin, ndërkohë që futbollistët kanë vijuar rrugën më këmbë për të shkuar në stërvitje.

 

(en.me/m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: