VLORË-Një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Burime nga policia e Vlorës bënë me dije se rreth orës 10:30, në Spitalin Rajonal ka mbërritur i pajetë shtetasi me inicialet D.B, banues në fshatin Karbunar.

Të njëjtat burime theksuan se ai ishte dërguar me urgjencë në spital nga familjarët e tij, por fatkeqësisht ka humbur jetën. Dyshohet se i riu për shkak të lagështirës ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, teksa viktima po tentonte të kryente disa riparime në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: