VLORE – Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 43-vjeçar, i akuzuar për dhunimin e bashkëshortes së tij. Burime nga policia bëjnë të ditur se 43-vjeçari Jaup Dervishaj ka dhunuar me mjete të forta bashkëshorten e tij M.D. dhe e ka terrorizuar me armë zjarri.
Një ditë më parë në Fier, 48-­vjeçarja Teuta Muho mbeti e vdekur si pasojë e rrahjes brutale nga bashkëshorti i saj. Krimi i rëndë brenda
familjes ndodhi dje rreth orës 09:00 në lagjen Sheq i Madh të Fierit. Teuta Muho, nënë e 3 fëmijëve, nuk ka përballuar dot dhunën e egër të të shoqit, Arben Muho, 51 vjeç. Për shkak se tre djemtë, më i madhi 26 vjeç dhe më i vogli 17 vjeç, nuk ndodheshin në banesë, agresorin nuk ka pasur kush ta pengojë për të kryer masakrimin e gruas. Teuta Muho ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve me mjete të forta, dru dhe grushte në pjesë të ndryshme të trupit, deri edhe në përplasjen e kokës në dysheme. Policia e Fierit bëri të mundur arrestimin e autorit, i cili pasi ka pranuar autorësinë, ka rrëfyer shkaqet e ngjarjes. Sipas tij, krimi ka ndodhur për xhelozi, pasi ai nuk donte që gruaja të kalonte pragun e shtëpisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: