VLORE- Një pedagog dhe një studentë e Universitetit të Vlorës po ndiqen penalisht pasi u merrnin para studentëve të tjerë në këmbim të notës kaluese në provim. Pas kallëzimit të bërë nga shtetasit M.B, Z.H, dhe disa studentë të tjerë, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj A. Xhaferrit, 40-vjeç, banues në Vlorë, me profesion Pedagog në Universitetin “Ismail Qemali”, dhe studentes E. Memaj, 23-vjeç.

Sipas kallëzimit të bërë nga studentët, “shtetësja E. Memaj, u ka marrë këtyre studentëve një sasi vlere monetare (15.000 lekë të reja-secilit), në emër të kushëririt të saj, pedagogut A. Xhaferri, në mënyrë që ky i fundit t’u japë këtyre studentëve provimet dhe kalueshmërinë e lëndës’, thuhet në njoftimin e policisë.

Pedagogu Xhaferi po ndiqet penalisht për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndërsa studentja E. Memaj akuzohet për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb