VLORË-Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë i ka komunikuar akuzën të premten kryetarit të Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, si edhe Drejtoreshës së Urbanistikës së këtij institucioni, shtetases Dorjana Sulaj. Ndërkohë, në fillim të javës pritet t’i komunikohet akuza edhe shtetasit Artur Haxhi, administrator i një shoqërie ndërtimi në Vlorë.

Në përfundim të veprimeve proceduriale, Prokuroria e Vlorës e akuzon kryetarin e Bashkisë dhe Drejtoreshën e Urbanistikës për veprat penale; “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Fallsifikim dokumentash” nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, (7 herë), parashikuar nga neni 186/3 i Kodit Penal dhe“Ndërtim i paligjshëm”, e kryer në tokë publike ose shtetërore, parashikuar nga neni 199/a/2 i Kodit Penal.

Brenda pak ditësh pritet të përfundojnë hetimet dhe do të dërgohet në gjykatë kërkesa për gjykim.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: