VLORË-Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Vlorës pasi akuzohet për tentativë vrasje dhe për vjedhje. Burime nga policia bëjnë me dije se kanë vënë në pranga Robert Çelaj, banues në fshatin Kotë.

“Ky shtetas, më datë 13.12.2010, i ka rrëmbyer nga dora armën e gjahut në pronësi të shtetasit: D.B, duke e plagosur rëndë këtë të fundit (D.B). Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për çështje pronësie. Robert Çelaj është shpallur në kërkim që prej datës 20.05.2014 dhe është dënuar më 3-Vjet Burg për këtë vepër penale. Gjithashtu ky shtetas rezulton autor i veprës penale “Vjedhja”, ngjarje e ndodhur me 13.11.2014, ku është dënuar me 6-Muaj Burg”- sqarohet nga policia.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: