VLORE- Sekuestrohen 215 kg lëndë narkotike në Vlorë. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se automjeti tip “BMW-X5” po transportonte drogë, ndërsa policia u vu në ndjekje të këtij automjeti.

Drejtuesi i mjetit kur ka parë se po ndiqej nga policia ka rritur shpejtësinë dhe në një rrugë rurale pranë fshatit Sherisht ka braktisur automjetin së bashku me lëndën narkotike dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në brendësi të automjetit, janë gjetur 13 pako të mëdha të mbështjella me letër natriban. Forcat e rendit kanë shpallur në kërkim autorin, për arsye hetimi nuk bëjnë me dije gjeneralitetet e tij. Ndërkohë, po punon për kapjen e tij si dhe të bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: