GREQI- Prindërit e vogëlushes shqiptare që u mbyt një ditë më parë në ishullin Naksos të Greqisë kanë rrëfyer se si ndodhi ngjarja e rëndë.

Në një rrëfim për për emisionin “Tatiana Live” në një televizion grek, prindërit shqiptarë kanë thënë se vajza e tyre e vetme u mbyt në hotelin ku punonte e ëma. Nëna kishte marrë me vete vogëlushen, pasi nuk kishte kush të kujdesej për të.

“U largua pak nga mua. Nuk arrita ta kapja. Nuk e kuptova, shkova ta merrja. Nuk e dua më jetën time”, ka thënë mamaja e 4-vjeçares.

Ndërkohë babai i vogëlushes shqiptare, Danieli ka rrëfyer se vajza është rrëzuar dhe nga pishina e nxori një person tjetër që punonte në hotel, por ishte shumë vonë.

“Ëngjëlli im, vetëm atë kisha. Zoti ma dha dhe Zoti ma mori, nuk e di se si. Unë jam shqiptar dhe prej 20 vitesh jetoj këtu, në këtë fshat. Më duan të gjithë grekët këtu dhe nuk ka rëndësi që jam shqiptar. Të gjithë më duan, janë njerëz të mirë këtu në Naxos”, thotë Danieli.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb