Firma Volkswagen njoftoi sot planet për të riparuar deri në 11 milionë automjete në mbarë botën, të cilat ishin pajisur me një program kompjuterik që shmang kontrollin e nivelit të ndotjes. Kjo çështje shkaktoi një skandal, që i ka dhënë një goditje të rëndë reputacionit të industrisë së makinave gjermane.

Prodhuesi gjerman i makinave tha gjithashtu se 1, 8 makina komerciale janë mes makinave të pajisura me programin e sofistikuar për të shmangur provat e çlirimit të gazeve nga makinat.

Shefi i ri ekzekutiv i Volkswagenit, Matthias Mueller tha se kompania do të kërkojë në dy-tre ditët e ardhshme që të tërhiqen nga tregu makinat e pajisura me programin në fjalë, për t’u riparuar. Sipas disa ekspertëve, kosto e riparimit mund ta kalojë shifrën e $6.5 miliardë dollarëve.

Firma Volkswagen po përballet me një presion të madh për trajtimin e krizës më të rëndë të biznesit në historinë e saj 78-vjeçare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: