Drejtori i brendit “Volkswagen”, Herbert Diess, ka njoftuar se “kompania po punon në shpejtësi maksimale për të gjetur një zgjidhje” për problemin e veturave dizel.

“Volkswageni” thotë se ka zbuluar se pesë milionë vetura të brendit Volkswagen janë ndikuar nga ky skandal në gjithë botën. Disa modele të këtyre veturave kanë motorë tashmë të njohur të tipit EA 189. Ky motor është përdorur edhe në gjeneratën e gjashtë të Golfit, gjeneratën e shtatë të Passatit dhe gjeneratën e parë të Tiguanit.

Sipas Herbert Diess, kryesuesit të brendit që futet në kuadër të Grupit “Volkswagen”, “punët janë duke ecur shumë shpejt deri në një zgjidhje teknike që do t’i prezantohet partnerëve, klientëve dhe publikut”.

“Qëllimi jonë është të informojmë klientët tanë sa më shpejtë që të jetë e mundur, ashtu që veturat e tyre të jenë plotësisht në pajtim me rregullat. Unë ju siguroj se Volkswageni do të bëjë gjithçka që është e mundur për të rifituar besimin e klientëve, partnerëve dhe publikut”, ka thënë Diess, transmeton koha.net.

VW së shpejti pritet të tregojë numrin e saktë të modeleve të ndikuara nga skandali në të gjitha tregjet e botës.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb