Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka sqaruar edhe një herë rrjedhjen e votave të PD për zgjedhjen e Gramoz Ruçit, kryetar Kuvendi.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Duma këmbënguli se “ajo që ndodhi ishte manipulim për aq kohë sa mund të quhet tradhëti apo rrjedhje”, shkruan BalkanWeb

“Nuk besoj që në termin manipulim nuk është e përfshirjë rrjedhja apo blerja e votës. Manipulim mbetet. Besoj që vetë termi e thotë, një grupim politik ka qëndrimin e vet dhe për sa kohë qëndrimi është deklaruar kundër, kur rezultati matematikor del ndryshe, atëherë është manipulim. Por nuk duhet dalë në gjykime të menjëhershme, nëse ka qenë rrjedhje, tradhëti apo diçka tjetër. Kur flasim për blerje është akt i ndërshkueshëm. Është me përgjegjësi politike. Grupi i PD e tha që një ditë më vonë që nëse ka blerje, duhet bërë ndëshkim,” tha Duma.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: