Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Votat e PD pro Ruçit, Nishani: Shitblerje e turpshme. Mos kryqëzoni Bashën (Video)

NISHANI YKLI MANJANI

TIRANE- Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar të turpshme rrjedhjen e dy votave nga opozita që shkuan në favor të votimit të Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Në një intervistë për ‘Studio e Hapur’ në “News24” Nishani i doli në mbrojtje kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se ky i fundit nuk ka përgjegjësi për këto dy vota, duke ia adresuar fajin personave që kanë votuar pro.

“Nuk kam qenë në sallë. E ka ndjekur procesin e votimit përmes mediave, besoj se është një shitblerje e votës. Vijimësi e turpshme e një mentalitetit të vjetër. Nuk besoj se zoti Ruçi është angazhuar të blejë njerëz të opozitës, tjetërkush është angazhuar të blejë deputetë. Është e turpshme që dy deputetë të opozitës e kanë bërë këtë. Me këto dy vota nuk rrezikohej posti i Ruçit. Kjo është për turpin e tyre. Është e padrejtë që të kryqëzohet Basha për votën e dy personave që nuk kanë moral, nuk ndjejnë dinjitet. Është përgjegjësi e tyre personale dhe jo e Bashës. Ka një përgjegjësi brenda grupit, por nuk dihet të kryqëzojmë kryetarin. Duhej që momenti i votimit të bojkotohej. Çdo njeri ka dyshimet e veta për emrat, por kjo nuk ka rëndësi”, tha Nishani.
(ed.me/BalkanWeb)


Komente ( 3 )

  • Jeniçetët TurkoArrnaut si gjithmonë shesin gjithçka edhe Nderin e Dinjitetin vetem e vetëm të jenë te Përkëdhelurit e Pushtusit, e Diktatorit, e Kryetarit. O Milet Arrnaut po nuk rregulluat Dinjitetin tuaj të mos Shiteni Lajkoseni e Serviloseni për karrier e para nuk mund të rregulloni vendin. Edhe kjo puna e Raxh Kapurit pa mustak që shet edhe bythën vetëm e vetëm te jetë i Përkëdheluri i Kryetarit

  • Hajde President koqe qe kemi patur shiko cfare thote. Nuk pranon qe deputeti duhet te votoj i lirshem me bindjet e tija per cilin do vendim per kete fitoi demokracine por thote je shitur Pika qe nuk te bie o palaco dhe si ke sy e faqe qe qe flet.

  • Na bezdiset me pseudo antikomunizmin! Keni qene sumicen e kohes ne pushtet dhe nuk bet nje ligj per te “pastruar” shqiperin nga pushtetaret komunist! Kjo ndodh sepse dalin edhe emrat tuaja, prandaj boll me lloqe dhe futini punes, me par interesi i Shqiperise dhe i Shqiptareve pastaj vjedhjet dhe vrasjet tuaja!

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.