TIRANË-Kryetari i Parlamentit Ilir Meta do të mbledhë të martën pasdite Konferencën e Kryetarëve për të caktuar datën e seancës për votimin e ligjit të Vetting-ut.

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se, pas konsultave me Kryetarët e Grupeve Parlamentare PS-PD ,Kryetari i Kuvendit z.Meta pritet të thërrasë Konferencen e Kryetareve ditën e Marte ora 18:00”. Konfernca do të mblidhet një dite pas mbledhjes së Komisionit të Posacëm të Reformës në Drejtësi.

Në një prononcim të mëparshëm për mediat, Meta theksoi se thirrja e seancës do të jetë në varësi të punimeve të Komisionit të Posacëm për Reformën në Drejtësi. Megjithatë ai theksoi se një pjesë e 7 ligjeve për Reformën në Drejtësi do të kalojë brenda muajit Gusht.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: