Nga FEJZI KOLANECI

Nivelet e larta të korrupsionit politik në shtete demokratike janë tregues i qeverisjes së dështuar. Studimi i tanishem ka dy qëllime kryesore:

Të vërtetojë matematikisht se votimi me aprovim e minimizon probabilitetin e fitores së kandidatëve të korruptuar në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në shtete demokratike.

Të krahasojë sistemin proporcional të votimit me votimin me aprovim dhe të nxjerrë në dritë disa mangësi të sistemit proporcional të votimit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, votimi me aprovim është i vetmi sistem votimi i njohur deri sot, i cili parandalon korrupsionin politik në zgjedhjet parlamentare. Kjo veti paraqit përparësinë kryesore të votimit me aprovim, në krahasim me sistemet e tjera të votimit.

Rezultati kryesor i studimit është Teorema 1, e cila paraqit një saktësim dhe përmirësim të një pohimi të rëndësishëm të Roger Bruce Myerson, në vitin 2006.

Në qoftë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në Republikën e Shqipërisë do të përdoret votimi me aprovim, atëherë pritet të ndodhin këto ndryshime:

Zvogëlim i korrupsionit qeveritar.

Zvogëlim i korrupsionit parlamentar.

Ndëshkim i politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar.

Rritje e pjesëmarrjes në votime.

Zvogëlim i deficitit demokratik të Republikës së Shqipërisë në ekonomi

Përmirësim i reputacionit dhe respektit të Republikës së Shqipërisë në nivelin ndërkombëtar, veçanërisht në marrëdhëniet me SHBA dhe me Bashkimin Europian.

Votimi me aprovim nuk pengon lindjen e situatave paradoksale në zgjedhjet parlamentare, në qoftë se shumica e votuesve pjesëmarrës janë strategjikë (të pasinqertë).

Për shembull, mund të ndodhë që një kandidat për deputet, i cili ka grumbulluar më shumë se 50% të votave të vlefshme, të mos shpallet fitues në këto zgjedhje parlamentare.

Fjalë kyçe:

Votimi me aprovim, korrupsioni politik, zgjedhje parlamentare, shtet demokratik, sistem proporcional i votimit, Republika e Shqipërisë.

Shkurtime:

VA – votimi me aprovim

SPV – sistemi proporcional i votimi

Hyrje

Motiv kryesor për kryerjen e këtij studimi është nevoja e ngutshme që ka populli shqiptar për të kuptuar qartë efektivitetin e lartë të VA në luftën kundër korrupsionit politik. Nga ky rezultat shkencor lind natyrshëm pyetja: Pse VA është përdorur rrallë në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në shtete demokratike? Sepse VA është në kundërshtim me interesat e politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar.

Një sistem votimi i orientuar kundër korrupsionit politik është i mirë për popullin dhe i keq për politikanët ose pushtetarët e korruptuar, sepse zvogëlon fitimin korruptiv të këtyre të fundit. Korrupsioni politik quhet shpërdorimi nga politikanët i fuqisë shtetërore ose autoritetit politik, me qëllim përfitimi personal, familjar ose të një grupi të vogël miqsh dhe bashkëpunëtorësh, në kundërshtim me të mirën e popullit dhe të atdheut.

Skencëtarët kanë argumentuar se kushtet e mëposhtme janë favorizuese për korrupsionin politik:
Deficitet e informacionit ekonomik dhe politik.
Mungesa e kontrolleve të qeverisë, parlamentit, sistemit të drejtësisë dhe e bashkive.
Pa-aftësia profesionale e politikanëve dhe pushtetarëve.
Mosrespektimi i ligjeve dhe rregullave
Pavarësia e dobët e sistemit të drejtesisë nga qeveria dhe parlamenti.
Centralizimi i fondeve publike në disa kompani ose agjensi private.
Komandimi dhe kontrolli i zyrave kyçe qeveritare nga një pakicë familjesh që kanë lidhje me qeveritarë ose politikanë.
Pagesa kesh e zyrtarëve të lartë nga kompani private.
Zhvillimi i tenderave nga ministritë dhe dhënia e licensave kompanive private vendase ose të huaja.
Biznese personale ose familjare> të ministrave, deputetëve, gjyqtarëve, prokurorëve, kryetarëve të bashkive.

Përdorimi i internetit për maskimin e aferave korruptive.

Pranimi nga ministrat, deputetët, gjyqtarët etj., i “dhuratave” të shtrenjta nga biznese të fuqishme.

Bashkëpunimi i disa pushtetarëve ose politikanëve me botën e krimit.

Zhvillimi dhe financimi i fushatave zgjedhore të kushtueshme nga disa parti politike.

  1. Komponente kryesore të korrupsionit politik janë: korrupsioni qeveritar, korrupsioni parlamentar, korrupsioni në sistemin e drejtësisë dhe korrupsioni në qeverisjen vendore. Korrupsioni qeveritar përmban ministra të korruptuar, korrupsioni parlamentar përmban deputetë të korruptuar, korrupsioni në sistemin e drejtësisë përmban gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, ndërsa korrupsioni në qeverisjen vendore pasqyrohet në kryetarë bashkish të korruptuar.
  2. Të gjitha nivelet e hierarkisë shtetërore ose partiake mund të preken nga korrupsioni politik. Kjo do të thotë se asnjë politikan ose pushtetar nuk gëzon imunitet të plotë ndaj korrupsionit politik. Studime të tre dekadave të fundit të kryera në Amerikë, Angli, Francë, Gjermani, Itali, Greqi, Spanjë, etj., kanë provuar se korrupsioni politik është i pranishëm në shtetet demokratike bashkëkohore, pavarësisht se cila parti politike ose koalicion partish është në pushtet.
  3. Sipas shkencëtarit të shquar amerikan Robert E. Klitgaard (1988), korrupsioni politik paraqitet në mënyrë metaforike me formulën:
  4.  
  5. K = M + L – P   ,
  6.  
  7. ku K tregon korrupsionin politik, M tregon monopolizimin e fuqisë shtetërore ose partiake, L tregon lirinë e gjykimit dhe të veprimit, ndërsa P tregon mbajtjen e përgjegjësisë. Pra, politikani ose pushtetari i korruptuar ka monopolizuar fuqinë politike ose shtetërore, ka liri vendim-marrje dhe liri veprimi, gjithashtu nuk mban përgjegjësi ligjore ose institucionale për veprimet dhe sjelljen e tij.
  8. B. Myerson (2006) ka argumentuar se çdo kryeministër i ndershëm dhe i aftë i cilitdo shteti demokratik nuk lejon në qeverinë e drejtuar prej tij të ketë ministra të korruptuar. Gjithashtu, Myerson ka provuar se, në shtete me të vërtetë demokratike korrupsioni politik do të zvogëlohet shpejt me kalimin e kohës. Ky pohim njihet si “Sfida Myerson e demokracisë”.
  • Njohuri shkencore të thelluara për korrupsionin politik janë dhënë nga Grossman (2008), Rose-Ackerman (1999, 2011), Morris (2009), Teachout (2014) etj.
  • Shkencëtari i shquar amerikan William Harrison Riker, në vitin 1982, i nxiti politikanët dhe ekonomistët e Amerikës të pranonin botërisht dhe pa mëdyshje se një objektiv parësor i demokracisë është zbulimi dhe ndëshkimi sipas ligjit i politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar. Ky rregull bazë i funksionimit të shtetit demokratik quhet “Parimi Riker”. Zgjedhjet parlamentare janë klasifikuar “sukses i demokracisë” ose “demokraci me probleme” ose “dështim i demokracisë”, në varësi nga përqindja e deputetëve të korruptuar në Parlament.
  • Korrupsioni i sistemit të drejtësisë ka lidhje të fuqishme me korrupsionin qeveritar, me korrupsionin parlamentar, me krimin e organizuar, me trafikimet e paligjshme, me pastrimin e parave, me deficitin publik dhe me shpenzimet qeveritare, shih Barenboim (2009).
  • Korrupsioni në sistemin e drejtësisë mund të çrrënjoset me shumë vështirësi, madje në shtete demokratike të zhvilluara, shih Pais (2009).
  • Korrupsioni politik ka ekzistuar edhe në shtete socialiste. Përshembull, udhëheqësi i Kubës Fidel Kastro ka fituar nga korrupsioni poltik një pasuri 900 milion dollarë, shih: Fidel Castro net worth rises, Forbes Magazine, 2006-05-04.
  • Një qëllim parësor i zgjedhjeve parlamentare në shtetet demokratike bashkëkohore është minimizimi i numrit të fitoreve në këto zgjedhje të kandidatëve të korruptuar. Efektiviteti i konkurencës ndërmjet partive politike ose koalicioneve partiake ose kandidatëve të pavarur pjesëmarrës në këto zgjedhje, për të parandaluar korrupsionin politik, varet edhe nga sistemi i votimit që përdoret në zgjedhjet.   Sisteme votimi të ndryshme, të zbatuara në të njëjtat zgjedhje parlamentare në një shtet demokratik, kanë në përgjithësi efektivitete të ndryshme kundër korrupsionit politik. Prandaj, lind në mënyrë të natyrshme problemi mbi identifikimin e sistemit të votimit, i cili ka efektivitet maksimal në parandalimin e korrupsionit politik.
  1. B. Myerson ka vërtetuar në vitin 2006 një teoremë themelore, e cial pohon se VA ka efektivitet më të lartë kundër korrupsionit politik, në krahasim me sistemet e tjera të votimit që njihen deri sot, të përdorua në zgjedhjet parlamentare në shtete demokratike. Në veçanti, VA ka përparësi kundrejt SPV, për parandalimin e korrupsionit politik.
  • Në studimin e tanishëm pranohet se lexuesit shqiptarë kanë njohuri për Sistemin Proporcional të Votimit, i cili mund të jetë Rajonal ose Kombëtar, me Lista Partiake (Lista të Mbyllura) ose me Lista të hapura.
  • Në Votimin Proporcional me Lista Partiake, partitë politike përcaktojne listat e kandidatëve dhe votuesit votojnë për listën e partisë që preferojnë. Pra, në të vërtetë, votuesit votojnë për partinë e preferuar të kësaj partie politike.
  • Në Votimin Proporcional me Lista të Hapura votuesit nënvizojnë kandidatin më të preferuar të partisë politike që ata mbështetin.
  • Njohur të plota për Sistemin Proporcional të Votimit jepen në Pukelsheim (2014), Colomer (2004), Douglas (2014), Encyclopedia Britannica (2014), Norris (2014), ACE Electoral Knoëledge (2014), Forder (2011), Krugman (2014), Kestel-man (2013), Pilon (2007).
  • Pjesa që vijon e studimit është e organizuar kështu :
  • Në paragrafin 2 trajtohet VA (votimi me aprovim).
  • Në paragrafin 3 argumentohet efektiviteti i VA në parandalimin e korrupsionit politik.
  • Në paragrafin 4 evidentohen disa mangësi të SPV, të konkretizuara në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 në Republikën e Shqipeërisë.
  • Në paragrafin 5 paraqiten konkluzionet dhe rekomandimet e studimit.
  1. Votimi me aprovim (VA)
  •  
  • Në vitin 1977 analistët politikë amerikanë G. Onewell, J. Keller, K. Mott dhe R. J. Weber propozuan pavarësisht nga njëri-tjetri procedurën e VA. Trajtimi shkencor VA u bë në vitin 1978 nga profesorët e shquar amerikanë Steven Brams dhe Peter Fishburn. Procedura VA punon në këtë mënyrë:
  • Çdo votues pjesëmarrës në një zgjedhje parlamentare (ose zgjedhje tjetër) voton për të aprovuar ose mosaprovuar aq kandidatë sa ai (ajo) dëshiron, duke i dhënë 1 votë ose 0 votë secilit kandidat.
  • Nuk kërkohet që votuesi të bëjë renditjen e preferencave të kandidatëve të aprovuar prej tij (kandidati më i preferuar, kandidati i dytë i preferuar, …).
  • Në VA secili kandidat i aprovuar nga votuesi merr thjesht një votë.
  • Pas përfundimit të votimit, bëhet numërimi i votave dhe shpallet fitues ai kandidat që ka grumbulluar më shumë vota. Pra, VA nxjerr një fitues të vetëm. Në VA është i mundshëm edhe barazimi, në qoftë se dy ose më shume kandidatë kanë grumbulluar të njëjtin numër votash. Duhet përcaktuar paraprakisht rregulli i procedimit në rastin e barazimit të rezultateve, sepse VA nxjerr një kandidat fitues të vetem.
  • Pas përfundimit të votimit, çdo Komision Zgjedhor harton dhe miraton listën e rezultateve, duke i renditur kandidatët në përputhje me numrin e votave të grumbulluara prej tyre.
  • Historikisht, metoda e VA është zbatuar në rastet e mëposhtme:
  • Në zgjedhjen e Papës gjatë viteve 1294-1621 me një numër prej 40 kardinalësh, të cilët merrnin pjesë në disa raunde të përsëritura votimi, derisa listohej kandidati fitues me të paktën 2/3 e votave të grumbulluara.
  • Në shekujt 13-18 Republika e Venedikut ka zgjedhur udhëheqësin e saj (Doge of Venice) me një proces me disa etapa, i cili mundësonte përzgjedhjen dhe miratimin nga një shumicë kandidatësh.
  • Në zgjedhjet vendore në Angli, në shekullin e 19-të.
  • Në zgjedhjet e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. Aktualisht, zyrtari më i lartë dhe i njohur në botë, i zgjedhur me VA është Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
  • Në zgjedhjen e antarëve të rinj të US National Academy of Sciences dhe Presidentit të saj.
  • Në zgjedhjen e Presidentit të Akademisë së Shkencave të ish Bashkimit Sovjetik dhe të ish Demokracive Popullore, në vitet 1970-1988.
  • Në zgjedhjen e Presidentit të Shoqatës Amerikane të Ekonometrisë.
  • Në zgjedhjen e Presidentit të Shoqatës Europiane të Logjikës, Gjuhësisë dhe Informacionit.
  • Në zgjedhjet e brendshme të liderëve të disa partive politike, në shtete të ndryshme të botës; përshembull, në Pennsylvania.
  • Në zgjedhjen e Presidentit të Shoqatës Amerikane të Matematikës, Presidentit të Shoqatës Amerikane të Statistikës, Presidentit të Inxhinierisë Elektrike dhe Elektronike të Amerikës, Presidentit të Institutit Kombëtar të Kërkimeve Operacionale dhe Menaxhimit të Shkencës të Amerikës, etj.
  • Në zgjedhjet vendore në disa shtete të Amerikës; përshembull, Oregon.
  • Në zgjedhjen e Presidentit të Shoqatës Studentore, në universitete të ndryshme të Amerikës, Anglisë, Francës, Gjermanisë, Austrisë, etj.
  • Njohuri shkencore më të thelluara për VA jepen në studimet e kryera nga Vitols and Hills (2014), Hodge and Klima (2005), Miranda and Kollman (2007), Brams and Herschbach (2011), Myerson and Weber (1993), Brams (2008), Rangevoting.org (2014), etj.
  • Votimi me aprovim ka disa veti të mira, në krahasim me sistemet e tjera të votimit:
  1. VA i lejon votuesit të shprehin sa më mirë preferencat vetiake për kandidatët dhe për partitë politike. Në qoftë se fleta e votimit përmban n kandidatë, votuesit kanë 2n mundësi për të shprehur preferencat vetiake. VA i mundëson votuesit të arrijnë në një kompromis për votën e tyre, pa qenë nevoja të braktisin disa kandidatë të preferuar. Nuk ndodh kështu me sistemet e tjera të votimit të njohura deri më sot.
  • Në qoftëse disa voutes nuk kanë preference të fortë për asnjë kandidat, ata mund të votojnë pro të gjithë kandidatëve që i vlerësojnë të pranueshëm. Përveç kësaj, në qoftë se kandidati më i preferuar i ndonjë votuesi ka probabilitet të vogël për të dalë fitues në zgjedhjet parlamentare aktuale, atëherë ky votues mund të aprovojë edhe ndonjë kandidat tjetër të preferuar, i cili është i fortë. Në këtë mënyrë, VA ndihmon të dalë fitues kandidati më i fortë.
  • Gjithashtu, VA rrit pjesëmarrjen në votime. Duke qenë në gjendje për të shprehur më mirë preferencat individuale, votuesit do të kenë probabilitet më të lartë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare.Zgjedhësit e sinqertë dhe të pakorruptuar mendojnë se VA është më kuptimplotë për shprehjen e interesave dhe preferencave të tyre për partitë politike dhe kandidatët. Prandaj, VA rrit pjesëmarrjen në votime.
  1. VA është i thjeshtë për tu kuptuar, praktik dhe i lehtë për tu zbatuar në zgjedhjet parlamentare në shtete demokratike bashkëkohore.
  2. Vetia më e mirë e VA është efektiviteti i lartë në parandalimin ose frenimin e korrupsionit politik, me kushte që shumica e votuesve të jenë të ndershëm, që ndër kandidatët për deputetë të ketë persona “të pastër” dhe që kandidati fitues të mos korruptohet pasi të zgjidhet deputet ose të emërohet ministër.
  3. VA në shtete demokratike favorizon formimin, veprimtarinë menaxhimin dhe jetëgjatësinë e Qeverisë e dashamirëse për popullin. Kjo nënkupton se Qeveria e gjeneruar nga VA do të jetë racionale dhe do të luftojë pa mëshirë korrupsionin në të gjitha fushat. Brenda një klase të gjerë sistemesh votimi të njohura deri sot, vetëm VA i kënaq vetitë e mësipërme 3 dhe 4.
  4. VA dobëson së tepërmi ndikimin negativ të blerjes së votës në zgjedhjet parlamentare demokratike. VA ndihmon kandidatin e ndershëm që të dalin fitues në zgjedhjet parlamentare.
  5. VA u garanton kandidatëve të minoriteteve dhënien e meritave që atyre u takojnë.
  6. VA maksimizon funksionin e dobisë (utility function) të votuesve, shih Myerson and Weber (1993).
  7. VA harmonizohet me Parimin Riker, të shkencëtarit të shquar amerikan William Harrison Riker (1920-1993), sepse VA shporr nga pushteti politikanë të korruptuar.
  8. VA ndihmon në arritjen e zgjedhjeve parlamentare me konsensus, sepse ka shkallë të lartë mirëkuptimi popullor.
  9. VA është i vetmi system votimi i njohur deri sot, i cili e lehtëson “efektin e votes që shkon dëm” (“wasted vote effect”).
  10. Disa shkencëtarë të shquar mendojnë se për VA nuk janë të vlefshme Teoremat e Pamundësisë të Arrow, Gibbard-Satterthwaite, Dugan-Schwartz, Balinski-Young dhe Karpov, sepse cënohet aksioma e universalitetit e sitemeve të votimit, shih Hodge and Klima (2005), Balinski and Young (1982), Karpov (2010).
  11. Efektiviteti i VA për parandalimin e korrupsionit politik në zgjedhjet parlamentare
  • Shqyrtohen zgjedhjet parlamentare në një shtet demokratik të cfardoshëm, të zhvilluara në një datë të caktuar. Efektiviteti i garës zgjedhore për parandalimin e korrupsionit politik varet edhe nga sistemi i votimit që përdoret në këto zgjedhje, shih Norris (2014), Rose-Ackerman (1999), Hodge and Klima (2005), Myerson (1993, 1999, 2006), Persson and Tabellini (2000), Person, Tabellini, and Trebbi (2003), Kunicova and Rose-Ackerman (2005), etj.
  • Le të jetë K={k} bashkësia e të gjithë kandidatëve për deputetë në këto zgjedhje parlamentare. Çdo kandidat për deputet k ϵ K mund të shoqërohet me fitimin korruptiv f(k), i cili llogaritet matematikisht sipas metodës Kolaneci (2011):
  • Veprimtaria e çdo kandidati për deputet k monitorohet me ndihmën e 45 indikatorëve të korrupsionit dhe të dhënat e përftuara futen në modelin matematik. Pas kryerjes së llogaritjeve, vlerësohet fitimi korruptiv f(k) i kandidatit k. Në qoftë se kandidati k është i pastër, atëhere do të gjendet f(k) = 0. Fitimi korruptiv f(k) tregon koston që paguajnë votuesit e ndershëm, në qoftë se kandidati për deputet k rezulton fitues në zgjedhjet parlamentare.
  • Një objektiv kryesor i zgjedhjeve parlamentare është minimizimi i fitores në këto zgjedhje të kandidatëve të korruptuar. Ky objektiv do të realizohet nga votuesit e ndershëm dhe të sinqertë.
  • Kandidati për deputet me tregues k quhet:
  • i pastër, në qoftë se f(k) = 0,
    pozitivisht i korruptuar, në qoftë se f(k) > 0.
  • Simboli t tregon tipin e votuesit, ndërsa T = {t} tregon bashkësinë e tipeve të votuesve në zgjedhjet parlamentare të shqyrtuara. Tipi i votuesit varet nga preferencat individuale përfundimtare të votuesit për partitë politike, për kandidatët për deputetë dhe nga qëndrimi i votuesit ndaj korrupsionit politik. Analizë shkencore e tipit të votuesit është kryer nga Myerson (2002), (2006).
  • Votuesit me tip t > 0 janë votues të djathtë, ndërsa votuesit me tip t < 0 janë votues të majtë. Tipi i votuesit pranohet të jetë madhësi e rastit me shpërndarje normale (gaussiane): t~N (µ, σ2). Probabiliteti i ngjarjes së rastit që tipi t i votuesit të bëjë pjesë në intervalin (a, b) llogaritet me formulën:
  • P (a < t < b) =  ,
  • ku F(x) tregon funksionin e modifikuar të Laplace (Laplace’s modified function). Një votues i tipit t = 0 është neutral në kuptimin politik dhe mund të jetë i korruptuar ose i pakorruptuar, i sinqertë ose i pasinqertë.
  • Funksioni i dobisë i votuesit tregohet me simbolin u (k, t), ku k tregon kandidatin për deputet, ndërsa t tregon tipin e votuesit. Ky funksion varet edhe nga ngjarja e rastit në qoftë se kandidati k do të jetë fitues në zgjedhjet parlamentare.
  • Liderët politikë dhe partiakë synojnë të parashikojnë me saktësi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në nivel zone zgjedhore, rrethi, qarku dhe kombëtar. Këto parashikime dobësohen nga prania e pasigurive.
  • Në zgjedhjet parlamentare demokratike, çdo votues ka pasiguri për pjesmarrjen në votime, për tipin dhe për funksionin e dobisë të votuesve të tjerë. Pra, procesi zgjedhor zhvillohet në prani të pasigurisë. Ekzistojnë disa interpretime të konceptit “pasiguri”.
  • Në studimin e tanishëm, pasiguria e votuesve në zgjedhjet parlamentare modelohet si pasiguri informative, pasiguri statistikore ose si pasiguri strategjike.
  • Pasiguria informative është quajtur entropi (entropy). Në Teorinë e Informacionit, të themeluar nga Claude Shannon dhe Andrei Nikolayevich Kolmogorov, entropia është e barabartë me sasinë e informacionit që mungon, për njohjen e plotë të objektit, individit, bashkësisë, fenomenit ose procesit të shqyrtuar, shih Ben-Naim (2008), Frigg and Werndl (2010).
  • Pasiguria statistikore është e barabartë me deviacionin standart (standard deviation) të madhësisë së rastit (random variable) të shqyrtuar ose të zgjedhjes së rastit (random sample), të përftuar nga kjo madhësi e rastit, shih Daintith (2005), Barnes and Noble (2004), Encyclopedia Britannica (2014).
  • Pasiguria strategjike (në kuptimin Sakaguchi-Summers) është një pasiguri në lidhje me veprimet dhe besimet e votuesve të tjerë, gjithashtu për besimet në lidhje me këto besime, shih Summers (2000).
  • Pasiguria strategjike është përkufizuar për here të parë nga matematikani japonez H. Sakaguchi. Modeli matematik i pasigurisë strategjike është lojë Bayesiane (lojë strategjike me informacion jot ë plotë), shih Myerson (2008).
  • Pasiguria strategjike ka katër nivele:
  • Niveli i parë: një e ardhme e vetme mjaft e qartë, e parashikuar saktësisht.
  • Niveli i dytë: një ose disa të ardhme alternative, të shoqëruara me probabilitetet korresponduese të realizimit të tyre.
  • Niveli i tretë: identifikimi i një bashkësie të renditur të ardhmesh të mundshme, bazuar në variable kyçe.
  • Niveli i katërt: Paqartësia në analizën, njohjen ose interpretimin e mjedisit rrethues, e cila shkakton pamundësinë e parashikimeve të sakta. Mjedisi rrethues përmban procese politike, ekonomike, sociale, teknike, teknologjike, të sigurisë kombëtare, diplomatike, etj. Të dhëna më të plota për pasigurinë stategjike gjenden në Country, Kirkland and Viguerie (1997), Clemons and Barnett(2003).
  • Numri i votuesve aktivë X, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare është madhësi e rastit me shpërndarje Poisson dhe me pritje matematike λ të barabartë me numrin mesatar të votuesve aktivë. Gjithashtu, pasiguria statistikore e votuesve është madhësi e rastit me shpërndarje χ2 të Pearson, shih Myerson (1998), (2000), Nünez (2009.
  • Sqarim
  • Madhësia e rastit diskrete X me vlera të mundshme 0, 1, 2, 3, … ka shpërndarje Poisson me parametër λ në qoftë se
  • P( X = m ) =  ,           për çdo m = 0, 1, 2, 3, …, ku P tregon probabilitetin dhe e≈2.718 tregon numrin Euler.
  • Zgjedhjet parlamentare në shtete demokratike modelohen matematikisht me lojë Poisson, e cila ka një numër të rastit lojtarësh (votuesish) dhe paraqitet matematikisht me një proces të rastit Poisson. Lojtarët kanë tipe të ndryshme dhe këto tipe ndikojnë në funksionin e dobisë të lojtarëve. Çdo tip votuesish zgjedh strategjinë e pastër vetiake, e cila tregon mënyrën e sjelljes ose veprimet e votuesit.
  • Tipi i votuesit është madhësi e rastit me shpërndarje normale. Loja zgjedhore përmban gjithashtu kandidatët për deputetë të partive politike ose kandidatë të pavarur. Këta kandidatë mund të jenë të ndershëm ose të korruptuar. Një komponent tjetër i lojës zgjedhore është metoda e votimit e zgjedhjeve parlamentare. Çdo votues ka funksionin e fitimit, i cili varet nga strategjia që zbaton votuesi, nga tipi i votuesit dhe nga fitimi korruptiv i kandidatëve për deputetë.
  • Loja zgjedhore zhvillohet në prani të pasigurisë. Loja zgjedhore klasifikohet si lojë strategjike me informacion jo të plotë. Egzistojnë dy kritere optimizimi të përshtatshme për zgjidhjen e lojërave me informacion jo të plotë:
  • Kriteri Bayes-Nash-Harsanyi dhe Kriteri Vorobiev i Realizimit të Qëllimit, shih Myerson (2008).
  • Situata zgjedhore bëhet më e komplikuar për shkak të ekzistencës së votuesve të pasinqertë.
  • Përkufizim (sipas Brams, 2008).
  • Në metodën VA, një votues quhet i sinqertë, në qoftë se pas aprovimit prej tij të kandidatit më pak të preferuar për të, ky votues do të aprovojë çdo kandidat më të preferuar për të, se kandidati minimalisht i preferuar. Një votues quhet i pasinqertë në qoftë se nuk është votues i sinqertë.
  • Simboli P(k) tregon probabilitetin statistikor të ngjarjes së rastit që kandidati për deputet k të shpallet fitues në zgjedhjet parlamentare. Kandidati për deputet k quhet i fortë në qoftë se P(k) > 0.5 dhe i dobët në qoftë se P(k) = 0. Supozohet se kandidatët për deputetë k dhe l bëjnë pjesë në të njëjtën zonë zgjedhore.
  • Kandidati për deputet k quhet më i fortë se kandidati për deputet l në qoftë se P(k) > P(l). Dy kandidatë për deputetë k dhe l në të njëjtën zonë zgedhore quhen të dallueshëm midis tyre në qoftë se kënaqet mosbarazimi u(k, t) ≠ u(l, t), të paktën për një tip votuesi t, ku u tregon funksionin e dobisë të votuesit. Pra, dy kandidatë për deputetë mund të jenë të dallueshëm midis tyre, ndonëse mund të kenë fitime korruptive të barabarta f(k) = f(l), ose mund ti përkasin të njëjtës parti politike.
  • Rezultati kryesor i këtij paragrafi është teorema e mëposhtme, e cila paraqit një përmirësimProposition 4 të Myerson (2006).
  • Teoremë 1
  • Suprozohet se në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në ndonjë shtet demokratik bashkëkohor kënaqen kushtet e mëposhtme:
  1. Zbatohet votimi me aprovim.
  2. Tipet e votuesve janë madhësi të rastit, të pavarura ndërmjet tyre.
  • Mbi 80% të votuesve aktive në çdo zone zgjedhore janë të pakorruptuar.
  1. Mbi 90% të votuesve aktive në çdo zone zgjedhore janë të sinqertë.
  2. Në secilën zonë zgjedhore për deputet ka të paktën një kandidat të majtë të pakorruptuar dhe një kandidat të djathtë të pakorruptuar.
  • Vërtetohet se të paktën 70% e deputetëve fitues në këto zgjedhje do të jenë të pakorruptuar. Gjithashtu, në bashkësinë e metodave të votimit të zbatuara deri sot në zgjedhjet parlamentare demokratike, VA është ë vetmja metodë votimi që parandalon (pjesërisht) korrupsionin politik.
  •   Vërejtje
  • Në lojën e votimit me shpërndarje Poisson, metoda VA nuk e garanton sjelljen e sinqertë të votuesve aktivë, shih Myerson (2006), Proposition 3. Prandaj kushti IV i Teoremës 1 është i nevojshëm.
  • Komentim i vërtetimit të Teoremës 1
  • Tipet e votuesve (t) janë madhësi të rastit me shpërndarje normale dhe të pavarura ndërmjet tyre. Numri i votuesve aktivë me tip t ϵ (a, b) ⊂ (-∞; +∞) është madhësi e rastit me shpërndarje Poisson, me pritje matematike ), për çdo a < b, ku  tregon vlerën mesatare të gjithë votuesve pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare.
  • Në qoftë se  t ~ N( ),  atëherë P(a < t < b) =  , ku F(x) tregon funksionin e modifikuar Laplace:
  • ,   për 0 ≤ t < x < +∞,
  • F(x) = -F(-x) , për -∞ < x < 0.
  • Tipi i votuesit t ështe i barabartë me informacionin privat të votuesit. Sikurse u tregua më lart, informacioni privat i çdo votuesi ka shpërndarje normale me parametra specifike  dhe . Pra, votues të ndryshëm kanë në përgjithësi tipe t të ndryshme. Bashkësia T = {t} e tipeve të gjithë votuesve të një shteti demokratik të caktuar, në zgjedhjet parlamentare ose vendore të zhvilluara në një datë të specifikuar, pranohet të jetë hapësirë metrike në kuptimin e Analizës Funksionale.
  •      Përkufizim
  • Informacioni është përgjigje e një pyetje të çfardoshme të një tipi të caktuar, është gjithashtu burimi i të dhënave sasiore ose cilësore, me ndihmën e të cilave realizohet procesi i njohjes së botës reale dhe i koncepteve ose teorive abstrakte. Informacioni, sikurse energjia, është material; ai mund të transformohet nga një formë në një tjetër, të shitet ose të blihet, të jetë informacion publik ose informacion privat. Njësi matëse të informacionit janë 1 bit ose 1 nat.
  • Në përgjithësi, informacioni transmetohet edhe me sisteme kompjuterike. Gjithashtu, ka informacione me nivele shumë të larta kompleksiteti, shih “Kolmogorov’s complexity”.
  • Supozohet se në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në një shtet demokratik të caktuar dhe në një datë të specifikuar ka jo vetëm kandidatë të ndershëm, por edhe kandidatë të korruptuar, si të majtë si të djathtë.
  • Formulohen ngjarjet e rastit:
  • A: një votues aktiv i çfarëdoshëm është i pakorruptuar,
  • B: një votues aktiv i çfarëdoshëm është i sinqertë.
  • Jepen probabilitetet P(A) = 0.8, P(B) = 0.9. Zbatohet formula:
  • P(A ∩ B) = P(A) + P(B) – P(A ∪ B)  dhe mosbarazimi P(A ∪ B) ≤ 1.
  • Vërtetohet se:
  • P(A ∩ B) ≥ P(A) + P(B) -1,
  • P(A ∩ B) ≥ 0.8 + 0.9 -1,
  • P(A ∩ B) ≥ 0.7
  • Prandaj, jo më pak se 70% e votuesve aktivë janë njëkohësisht të pakorruptuar dhe të sinqertë.
  • Në VA asnjë votues i pakorruptuar dhe i sinqertë nuk voton pro çdo kandidati të korruptuar për deputet. Prandaj, me siguri ≥ 70%, çdo kandidat fitues do të jetë i pakorruptuar. Gjithashtu, çdo kandidat i korruptuar për deputet nuk është i fortë.
  • Probabiliteti P(A ∩ B) mund të vlerësohet me formulën e probabilitetit me kusht:
  • P(A ∩ B) = P(A)P(B|A) = P(B)P(A|B).
  • Metoda VA, e zbatuar në zgjedhjet parlamentare, nuk e parandalon korrupsionin politik në ato zona zgjedhore, në të cilat një shumicë e votuesve aktivë janë të pasinqertë. Unë besoj se raste të tilla janë të rralla në Republikën e Shqipërisë.
  • Disa mangësi të Sistemit Proporcional të votimit në zgjedhjet parlamentare
  • Qëllim kryesor i SPV në zgjedhjet parlamentare ose vendore, të zhvilluara në shtete demokratike bashkëkohore, është ndarja e numrit të përgjithshëm të deputetëve sipas partive politike në përpjestim të drejtë me numrin e votave të vlefshme të grumbulluara nga secila parti në këto zgjedhje.
  • Aktualisht, SPV përdoret në 80 shtete të botës, gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Në përgjithësi nuk ekziston konvertimi ideal i numrit të votave të grumbulluara nga partitë politike në numër deputetësh, sepse një kolltuk parlamentar nuk mund të ndahet ndërmjet dy partive. Prandaj, çdo procedurë e SPV ka indekset e disproporcionalitetit, të cilët llogariten me formula të ndryshme, pas konvertimit të numrit të votave në numër deputetësh.
  • Shkencëtarët amerikanë R. Taagepera dhe B. Grofman publikuan në vitin 2008 një bashkësi, e cila përmban 19 indekse të disproporcionalitetit të SPV.
  • Një indeks i disproporcionalitetit i SPV që është përdorur gjerësisht në shtete të ndryshme të botës në zgjedhjet parlamentare, është indeksi Gallagher, i propozuar nga shkencëtari i shquar irlandez Michael Gallagher në vitin 1991.
  • Le të jenë:
  • n – numri i partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare, të zhvilluara në një shtet demokratik në një datë të caktuar,
  • (v1, v2, …, vn) – përqindjet e votave të grumbulluara nga partitë politike në këto zgjedhje parlamentare,
  • (s1, s2, …, sn) – përqindjet e deputetëve të partive politike në parlamentin e formuar pas këtyre zgjedhjeve.
  • Indeksi Gallagher i dispoporcionalitetit llogaritet me formulën:
  • IG =
  • Indeksi IG i merr vlerat e mundshme nga 0 në 1, ose nga 0% në 100%.
  • IG = 0% tregon proporcionalitetin ideal ndërsa IG = 100% tregon disproporcionalitetin maksimal.
  • Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009 për kuvendin e Republikës së Shqipërisë, rezulton se IG = 7.6%, shih Kolaneci (2009).
  • Sipas një studimi të kryer nga një grup shkencëtarësh nga shtete të ndryshme të botës, të drejtuar nga Prof. M. Gallagher dhe Prof. P. Mitchell, publikuar në datën 7 shtator 2010 kanë rezultuar vlerat e mëposhtme të IG në disa shtete të botës:
  • Austria (v. 2008) IG = 2.9%,
    Belgjika (v. 2006) IG = 3.8%,
    Brazili (v. 2006) IG = 3%,
    Bullgaria (v. 2009) IG = 7%,
    Kanadaja (v. 2008) IG = 10.1%,
    Kroacia (v. 2007) IG = 7.6%,
    Çekia (v. 2010) IG = 8.8%,
    Danimarka (v. 2007) IG = 0.7%,
    Estonia (v. 2007) IG = 3.4%,
    Finlanda (v. 2007) IG = 3.2%,
    Hungaria (v. 2010) IG = 11.7%,
    Franca (v. 2007) IG = 13.6%,
    Gjermania (v. 2009) IG = 3.4%,
    Greqia (v. 2009) IG = 7.3%,
    India (v. 2009) IG = 7.8%,
    Irlanda (v. 2007) IG = 5.9%,
    Izraeli (v. 2009) IG = 1.6%,
    Italia (v. 2008) IG = 5.7%,
    Japonia (v. 2009) IG = 15.1%,
    Mali i Zi (v. 2009) IG = 6.6%,
    Holanda (v. 2010) IG = 0.8%,
    Norvegjia (v. 2009) IG = 3%,
    Polonia (v. 2007) IG = 4.7%,
    Rumania (v. 2008) IG = 3.2%,
    Rusia (v. 2007) IG = 4.3%,
    Serbia (v. 2008) IG = 1.5%,
    Slovenia (v. 2008) IG = 3.9%,
    Spanja (v. 2008) IG = 4.5%,
    Suedia (v. 2006) IG = 3%,
    Zvicra (v. 2007) IG = 2.6%,
    Turqia (v. 2007) IG = 11.8%,
    Ukraina (v. 2007) IG = 3.6%,
    Anglia (U.K.) (v. 2010) IG = 15.1%,
    Amerika (US) (v. 2008) IG = 4%,
    Uruguai (v. 2009) IG = 1.1%,
    Zelanda e Re (v. 2008) IG = 3.8%.
  • Në studimin e tanishëm analizohet Sistemi Proporcional i Votimit (SPV) me lista partiake, ku partitë politike përcaktojnë listat e kandidatëve për deputetë dhe votuesit votojnë për listën e preferuar; domethënë, votuesit votojnë kryesisht për një parti politike dhe jo për një kandidat specifik të kësaj partie. Ky sistem proporcional i votimit quhet me lista të mbyllura. Në SPV me lista të hapura votohet për partinë politke dhe për kandidatin e preferuar të kësaj partie. Pra, në SPV me lista të hapura, çdo votues aktiv shpreh dy preferenca: për partinë politike dhe për njërin nga kandidatët e propozuar të kësaj partie.
  • Sistemi proporcional i votimit (SPV) mund të jetë kombëtar ose rajonal. Në përgjithësi, SPV në nivel kombëtar e minimizon më mirë disproporcionalitetin zgjedhor (gjatë konvertimit të numrit të votave në numër deputetësh), krahasuar me SPV rajonal.
  • Në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në Republikën e Shqipërisë gjatë viteve 2009 dhe 2013 është zbatuar SPV rajonal me lista të mbyllura partiake.
  • SPV ka mangësitë e mëposhtme:
  1. Sistemi proporcional i votimit me lista të hapura partiake nuk ka efektivitet në luftën kundër korrupsionit politik të kandidatëve për deputetë të majtë, centristë ose të djathtë, shih Chang (2005), Tavits (2007).
  2. SPV me lista të mbyllura partiake nuk është efektiv në luftën kundër korrupsionit politk të kandidatëve për deputetë të majtë, centristë ose të djathtë, shih Kunicova and Rose-Ackerman (2005), Myerson (2006).
  3. Në SPV me lista të mbyllura partiake votuesit nuk mund të zgjedhin gjithmonë kandidatin e preferuar, sepse renditja e kandidatëve për deputetë është bërë nga kryesia e partisë politike. Kjo procedurë votimi mund të fuqizojë tej masës Kryetarin e Partisë, i cili vendos në krye të listave favoritët e tij dhe në fund të listave kandidatë me të cilët ka zhvilluar debate ose ka patur mosmarrëveshje. Gjithashtu, lista e hartuar nga Kresia e Partisë mund të kontestohet nga një pjesë e votuesve ose mund të shkaktojë zvogëlim të pjesëmarrjes në votime (sidomos të moshave të reja).
  4. Shkencëtarët amerikanë M. I. Balinski, H. P. Young dhe shkencëtari rus A. Karpov kanë vërtetuar matematikisht në vitet 1979 dhe 2010, se nuk ekziston asnjë metodë e SPV, e cila të kënaqë njëkohësisht aksiomën e monotonisë, aksiomën e vijueshmërisë logjike dhe aksiomën e kuotës.
  • Aksioma e monotonisë
  • Në qoftë se në shkallë kombëtare partia A ka grumbulluar më shumë vota se partia B në zgjedhjet parlamentare, atëherë numri i deputetëve të partisë A nuk duhet të jetë më i vogël se numri i deputetëve të partisë B.
  • Aksioma e vijueshmërisë logjike
  • Në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara në shtete demokratike, të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në këto zgjedhje duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë. Kjo aksiomë nuk lejon kurrsesi trajtim të pabarabartë të partive, nuk lejon hatëre në procesin zgjedhor.
  • Aksioma e kuotës
  • Numri faktik i deputetëve të çdo partie politike nuk duhet të ndryshojë me më shumë se 1 deputet nga numri i deputetëve i llogaritur me kuotën Hare.
  • Konkretisht, analizohen rezultatet zgjedhore të Partisë Demokratike (PD) dhe Partisë Socialiste (PS) në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit 2009 në Republikën e Shqipërisë. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë ka 140 deputetë. Numri i përgjithshëm i votave të vlefshme në zgjedhjet e 28 Qershorit 2009 1,519,176. Pra, kuota zgjedhore Hare del e barabartë me:
  • PD grumbulloi në këto zgjedhje 610,463 vota të vlefshme, të cilat u konvertuan në 68 deputetë, ndërsa PS grumbulloi gjithsej 620,586 vota të vlefshme, të cilat u konvertuan në 65 deputetë.
  • Prandaj, rezultatet zgjedhore të PD dhe PS bijen në kundërshtim me aksiomën e monotonisë, sepse 610,463 < 620,586 dhe 68 > 65.
  • Sipas kuotës Hare, PD i takonin 610463/10851.257 ≈ 56 deputetë, ndërsa PS 620586/10851.257 ≈ 57 deputetë.
  • Rrjedhimisht, rezultatet zgjedhore të PD dhe PS në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit 2009 bien në kundërshtim me aksiomën e kuotës.
  • Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) grumbulloi gjithsej në këto zgjedhje 73,678 vota të vlefshme, të cilat u konvertuan në 4 deputetë. Sipas kuotës Hare, LSI i takonin 73674/10851.257 ≈ 7 deputetë. Pra, rezultatet zgjedhore të LSI bien në kundërshtim me aksiomën e kuotës.
  • Partia Republikane e Shqipërisë grumbulloi gjithsej në këto zgjedhje 31990 vota, të cilat u konvertuan në 1 deputet. Duket qartë se rezultatet e kësaj partie bien në kundërshtm me aksiomën e kuotës.
  • Partia Socialdemokrate Shqiptare grumbulloi gjithsej 26,700 vota të vlefshme, të cilat u konvertuan në 0 deputetë, ndërsa Partia për Drejtësi dhe Integrim grumbulloi gjithsej 14477 vota të vlefshme, të cilat u konvertuan në 1 deputet. Prandaj, evidentohen kundërshtime me aksiomën e kuotës dhe aksiomën e monotonisë.
  1. Konkluzione dhe Rekomandime
  •  
  • Korrupsioni politik është armik kryesor i demokracisë. Kompnente të korrupsionit politik janë korrupsioni qeveritar, korrupsioni parlamentar, korrupsioni në qeverisjen vendore dhe korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Shkaktarë të korrupsionit politik janë ministra të korruptuar, deputetë të korruptuar, kryetarë bashkish të korruptuar, gjyqatrë të korruptuar, prokurorë të korruptuar.
  • Motivi kryesor për kryerjen e studimit të tanishëm është nevoja e ngutshme e politikanëve, pushtetarëve dhe popullit shqiptar për të kuptuar qartë se votimi me aprovim (VA) është i vetmi sistem votimi i njohur deri sot që parandalon korrupsionin politik në zgjedhjet parlamentare ose vendore, të zhvilluara në shtete demokratike. Ky rezultat i rëndësishëm shkencor, i vërtetuar nga shkencëtari i shquar amerikan R. B. Myerson në vitin 2006, është përmirësuar në studimin e tanishëm (Teorema 1).
  • Ideja kryesore e Teoremës 1 është: në qoftë se shumica e votuesve pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare janë të pastër dhe të sinqertë, atëhere asnjë kandidat i korruptuar për deputet i partive politike ose i pavarur nuk do të grumbullojë një shumicë votash me metodën VA.
  • VA funksionon në këtë mënyrë: çdo votues, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare ose vendore, aprovon ose nuk aprovon aq parti politike ose kandidatë sa ai dëshiron. Në VA çdo parti ose kandidat i aprovuar prej votuesit merr thjesht një votë, ndërsa i pa aprovuar nuk merr votë. Shpallet fituese ajo parti ose ai kandidat që ka grumbulluar më shumë vota.
  • VA gëzon tetë veti të mira, në krahasim me sistemet e tjera të votimit, të cilat janë paraqitur në paragrafin 2 të studimit. Vetia më e mirë e VA është efektiviteti në parandalimin e korrupsionit politik (vetia 3).
  • VA favorizon formimin dhe jetëgjatësinë e Qeverisë dashamirëse për popullin (vetia 4).
  • VA minimizon fitimin korruptiv të politikanëve dhe pushtetarëve, ndërsa maksimizon funksionin e dobisë së votuesve (vetitë 3 dhe 7).
  • VA minimizon ndikimin e blerjes së votës në rezultatet zgjedhore (vetia 5).
  • VA është i thjeshtë, i qartë, praktik dhe i lehtë për tu zbatuar (vetia 2).
  • VA ndikon pozitivisht në pjesëmarrjen në votime në zgjedhjet parlamentare ose vendore.
  • Efektiviteti i VA në parandalimin e korrupsionit politik është Kriter Liberal për suksesin e shtetit demokratik, sepse VA i pengon politikanët dhe pushtetarët për abuzimin e fuqisë shtetërore ose partiake.
  • VA mund të zbtohet në zgjedhjet e kryetarëve të partive politike (PS, PD, LSI, etj) në Republikën e Shqipërisë.
  • Procesi i votimit në zgjedhjet parlamentare modelohet matematikisht si një lojë stategjike Poisson me numër të madh lojtarësh dhe me informacion jo të plotë, e cila përmban bashkësinë e votuesve aktivë me shpërnarje Poisson, bashkësinë e partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet parlamentare, bashkësinë e kandidatëve për deputetë, bashkësinë e tipeve të votuesve me shpërndarje normale (Gaussiane), pasigurinë statistikore dhe pasigurinë informative dhe pasigurisë strategjike të votuesve, stategjitë e pastra të votuesve, funksionin e dobisë të votuesve dhe fitimin e pritshëm korruptiv të kandidatëve për deputetë. Pasiguria e votuesve në zgjedhjet parlamentare është pasiguri e pjesëmarrjes në votime, pasiguri e tipit të çdo votuesi ose pasiguri pë pastërtinë e kandidatëve.
  • Parimi i optimizimit i përdorur në lojën zgjedhore është Parimi Bayes-Nash-Harsanay ose Parimi i Realizimit të Qëllimit i N. N. Vorobiev. Votuesi mund të jetë i pastër ose i korruptuar, i sinqertë ose i pasinqertë. Votimi me aprovim nuk përjashton situata paradoksale, të shkaktuara nga një shumicë votuesish strategjikë. Mund të ndodhë që një kandidat për deputet, i cili ka grumbulluar mbi 50% të votave të vlefshme, të mos jetë fitues në zgjedhjet parlamentare, të zhvilluara me metodën e votimit me aprovim, shih Laslier (2009).
  • Loja zgjedhore do të gjenerojë ose ekuilibre të mira ose ekulibre me probleme ose ekuilibre të këqia, në kuptimin Riker-Myerson. Këto ekuilibre janë klasifikuar përkatësisht sukses i demokracisë, demokraci me probleme, dështim i demokracisë.
  • Votimi me aprovim gjeneron akuilibre të mira ose ekuilibre me probleme, por nuk gjeneron ekuilibre të këqia.
  • Votimi me aprovim nuk është në favor të politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar dhe të bashkëpunëtorëve të tyre. Prandaj, votimi me aprovim do të kundërshtohet prej tyre.
  • Rezultati kryesor i studimit të tanishëm është Teorema 1, e cila paraqit një saktësim dhe përmirësim të Proposition 4, të Myerson (2006).
  • Për konkretizim të idesë së vërtetimit të Teoremës 1, pranohen P(A) = 0.8 dhe P(B)=0.9. Këto pranime duket të jenë realiste dhe mund të zëvendësohen me pranime të tjera realiste; përshembull: P(A) = 0.84 dhe P(B) = 0.88.
  • Në qoftë se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 në Republikën e Shqipërisë do të zbatohet votimi me aprovim, pritet të ndodhin këto ndryshime:
  • Zvogëlim i korrupsionit qeveritar,
  • Zvogëlim i korrupsionit parlamentar,
  • Zvogëlim i korrupsionit në qeverisjen vendore,
  • Zvogëlim i korrupsionit në sistemin e drejtesisë,
  • Përmirësim i disa treguesve ekonomikë, politikë dhe socialëdeficitit demokratik,
  • Rritje e pjesëmarrjes në votime,
  • Përmirësim i reputacionit dhe marrdhënieve të Republikës së Shqipërisë me USA dhe BE.

      Në qoftë se populli shqiptar dëshiron të ushtrojë një presion konkurrence kundër korrupsionit politik, atëhere në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Republikës së Shqipërisë duhet të zbatohet votimi me aprovim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb