Gazeta më sensacionale në Serbi “Kurir”, e ditës së sotme, shkon më larg se gazeta tjetër beogradase “Alo”, duke sjellë në fokus të dhëna tjera shokuese për lajmin e ekstradimit të mundshëm të Morinës në burgun e Pozharevcit në Serbi.

Milorad Lukovic Legija, 48 vjeç, i cili po e vuan dënimin prej 40 vjetësh për vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjic, është betuar se shtetasi shqiptar Ismail Morina, ka për të përjetuar një “kryqëzim të zjarrtë”, sapo të arrijë në Alkatrazin e Serbisë, thotë gazeta “Kurir”.

Siç bëhet e ditur nga burimet e afërta të këtij burgu për “Kurir”, Legija pas lajmeve se shqiptari ka gjasa të mbahet në burgun më të rreptë në Pozharevcit, më herët patithënë: “Të burgosurit kanë me q…posa të arrijë në burg”.

Kurir per Morinen

“Lajmi se Kroacia ka miratuar ekstradimin e Morinës në Serbi, ka arritur shpejt në Alkatrazin serb. Atje ka arritur me shpejtësinë e dritës. Ish-komandanti i Beretave të Kuqe ishte midis të parëve, që e mirëpriti këtë informacion me kënaqësi. Ai, si në shaka tha se Morina do të q…., sapo të arrijë në ‘banjën e avullosur’, ashtu siç quhet në burgun më të famshëm serb. Duke bërë shaka në kurriz të qëndrimit të tij të gjatë në Pozharevc, tha se, ai, do të përkujdeset për Morinën me një bord të mikpritjes. Natyrisht, të gjithë e dinë se kjo është diçka e pamundur, sepse Legija është në izolim, por në këtë mënyrë, ai, i dha vetes një komoditet të vogël”, shkruan Kurir.

Morina hyri në zemërimin e të burgosurve sepse në Beograd, në ndeshjen Serbi – Shqipëri lëshoi një dron me flamurin e “Shqipërisë së Madhe”. Legija është një patriot i madh, ai dënoi një veprim të tillë, thotë gazeta “Kurir”.

Burime më të zgjeruara të “Kuririt”, theksojnë se Legija ka autoritet në burgun e Pozharvecit. Të burgosurit që janë në kontakt me Legijën, janë të hipnotizuar nga ai. Të burgosurit e përshëndesin atë me dorën lart si komandant, madje edhe disa roje burgu e bëjnë këtë – thotë bashkëbiseduesi i gazetës “Kurir”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb