KAPSHTICË – Shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë raportojnë se kanë ndaluar njërin prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur më datë 20.04.2017 në një lokal të qytetit të Vlorës, ku u vra me armë zjarri një shtetas si edhe u plagosën tre të tjerë.

Policia bëri të mundur  ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim : Eljaso Çela, 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm kriminalë)

Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen e datës 20.04.2017, ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku në ambjentet e një lokali është vrarë me armë zjarri shtetasi E.Gj si edhe janë plagosur tre shtetas të tjerë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas mund të ketë konsumuar elementë të veprave penale : “Vrasja në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 79/dh; 278 të Kodit Penal. Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këtë rast i ndjek Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb