Nga: SPARTAK KOKA*

TIRANË- Procesi gjyqësor ndaj Edmond Kodrës, Besnik Kodrës dhe Sokol Mjacajt për ngjarjen e vitit 2010 ku mbeti i vrarë 13 vjeçari Agim Lerja, ka përshkuar labirinthe dhe pengesa të shumta për zbardhjen e së vërtetës.

News 24 zbardh 15 shkeljet ligjore gjatë procesit të hetimit dhe gjykimit të çështjes. Shkelje këto që i dhanë lirinë Sokol Mjacajt dhe fundosën dy vëllëzërit Kodra. Pala mbrojtëse e vëllëzërve Kodra, e më konkretisht avokati Ndue Gjoni gjatë gjithë etapave gjyqësore nga Shkalla e Parë deri në Gjykatën e Lartë ka këmbëngulur për një një proces hetimor jo të drejtë. Ndërsa ankesa i janë paraqitur minsitrit Naço, presidentit Nishani, ministrit të Brendshëm Tahiri dhe KLD. por pa asnjë përgjigje zgjidhëse.

“Ka pasur hetim jo të barabartë, jo të gjithanshëm, por të njëanshëm, të manipuluar, të montuar, me zhdukje provash dhe veprime të organizuara e të drejtpërdrejta”, sic shprehet Gjoni. këto veprime, sipas tij kanë penguar zbardhjen e së vërtetës, pretendime këto provuar procesit gjyqësor.

Pikat:
Mos hetimi dhe shmangia e pistës hetimore lidhur me mënyrën e mbytjes së viktimës, Instituti i Mjekësisë Ligjore ka provuar se fëmija është mbytur me lak dhe jo me gurë në kokë.

Moshetimi dhe mosverifikimi i të gjitha komunikimeve telefonike të realizuara në ditën e ngjarjes nga Sokol Mjacaj!

Shmangia nga veprimet hetimore të tabulateve të kartës celulare nr.068 18 15 136, ka sjellë si pasojë mospyetjen e afro 10 personave të cilët kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Mosmarrja e gjurmëve tek aparatet celulare të cilat ja ka marrë viktimës i akuzuari Sokol Mjacaj dhe që pastaj i ka përdorur ditën e ngjarjes deri në orën 23:41 minuta, të cilat i ka treguar pas afro 4 muaj pas ngjarjes dhe që policia gjyqësore i ka sekuestruar me datë 24.12.2010.

Montimi i dosjes lidhur me dhunimin e vëllezërve Kodra, të cilët pasi janë keqtrajtuar fizikisht nga Policia, janë fotografuar dhe tabelat fotografike janë paraqitur gjatë procesit gjyqësor sikur janë përleshur me viktimën

Zhdukjen e tabelava fotografike, të cilat i janë bërë Sokol Mjacajt pasi e kanë shoqëruar në polici

Ndryshimi 7 (shtatë) herë i deklarimeve lidhur me rrethanat e ngjarjes nga ana e Sokol Mjacajt?

Organi i akuzës nuk ka bërë asnjë verifikim gjatë procesit hetimor lidhur me deklarimet e pavërteta të bëra nga i pandehuri Sokol Mjacaj

Këto dëshmi të kthyera në prova kanë renë me deklarimet e shtetasve Gjergj Leraj, Petrit Kërçit, Astrit Seliaj, Roland Livadhi, faktit të gjetjes në trupin e viktimës të varëses si dhe me provat shkresore e shkencore që lidhen me tabulatet e komunikimeve telefonike.

Në seancën e caktimit të masës sigurimit me 15.09.2010, si dhe në seancat gjyqësore të sigurimit të provë me datë 19.09.2010 dhe 22.09.2010 Sokol Mjacaj, Edmond Kodra dhe Besnik Kodra janë përfaqësuar nga i njëjti avokat (neni 54, K.Pr.Penale-Mbrojtja e disa të pandehurve nga një mbrojtës 1. Mbrojtja e disa të pandehurve mund të merret përsipër nga një mbrojtës i përbashkët, me kusht që midis të pandehurve të mos ketë papajtueshmëri interesash. 2. Organi procedues kur konstaton papajtueshmërinë e interesave të të pandehurve e deklaron atë me vendim dhe bën zëvendësimet e nevojshme).

Rezulton se organi i akuzës ka vepruar me standarde të dyfishta sepse është proceduar me marrjen në pyetje me 12.09.2010 të shtetasit Edmond Kodra i datëlindjes 26.11.1992, pra i mitur për të cilin ndihma juridike është e detyrueshme në bazë të nenit 49 pika 2 të K.Pr.Penale, për pasojë ky akt procedurial në këndvështrim të nenit 128 pika 1 germa “c” të K.Pr.Penale, pra është absolutisht i pavlefshëm, ndërsa për të miturin tjetër Sokol Mjacaj marrja në pyetje është bërë në prani të babait, psikologes si dhe të avokatit.

Gjykata ndaloi pyetjen e disa dëshmitarëve, të cilët janë të domsodoshëm për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, sepse nëse do të krahasohen komunikimet telefonike të baxhanakëve të Marash Kodrës dhe hallave të Edmond Kodrës e Besnik Kodrës me komunikimet e baxhanakëve të Fran Mjacajt e hallat e Sokol Mjacajt do të dali e vërteta që pas orës 14:17 të datës 11.09.200 deri me datë 12.09.2010 janë disa orë të tëra biseda që kanë bërë familjarë apo të afërm të Sokol Mjacajt, prandaj nuk mund të besohet se ata kanë biseduar për djemtë e Marash Kodërs, por për ngjarjen e bërë nga djali i tyre Sokol Mjacaj.

Gjykata Apelit Shkodër, duke ndryshuar kualifikimin juridik për të pandehurin Sokol Mjacaj si dhe duke i shtuar një akuzë tjetër pas mbylljes së shqyrtimit gjyqësor , pa riçelur seancën, pa venë në dijeni palët, pa dëgjuar pretendimet e tyre, ka vepruar në kundërshtim me Vendimin nr. 0, datë 30.07.1999, Gjykata Kushtetues e Republikës së Shqipërisë, a ka arsyetuar si vijon: “Për zbatimin e nenit 375 të Kodit të Procedurës Penale, kërkohen edhe kushte të tjera. Kushti tjetër është që për ndryshimin të vërë në dijeni palët.

Në vendimin nr.402, datë 26.02.2015, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, nuk e ka marrë fare në shqyrtim pretendimin e ngritur ne Rekurs për cënimin nga Gjykata e Apelit Shkodër të standardve të përcaktuara në Vendimin nr.50, datë 30.07.1999 si dhe nr. 4, datë 10.02.2012 të Gjykatës Kushtetues të Republikës së Shqipërisë

Nga ana tjetër rreth pretendimeve për një proces gjyqësor dhe hetimor jo të rregullt pala mbrojtëse e vellëzërve Kodra gjatë muajt shtator dhe dhjetor 2013 ka vënë në dijeni Ministrin e Drejtësisë Nasip Naço, Presidentin e Republikes Bujar Nishani, Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe Minsitrin e Brëndshëm Saimir Tahiri.

Në rastin më të mirë kanë marrë përgjigje se ankesat e tyre nuk përbëjnë shkak për shfuqizimin e vendimeve apo se nuk është në kompetencën e tyre që të ndërmarrin veprime serioze për konstatimin e shkeljes dhe në rastin më të keq nuk kanë marrë përgjigje (ministria e Brendshme).

Me sa konstatohet duhej që të shkaktoheshin viktima të tjera në Dukagjin, ngjarja e 3 korrikut ku mbetën të vrarë nga Sokol Mjaçaj dy turistë çekë , që këto institucione ligjzbatuese të inspektonin dosjet gjyqësore për shkelje.

Në lidhje me këtë ngjarje, Besnik Kodra është dënuar me burg përjetë, ndërsa Edmond Kodra me 11 vite. Për këtë ngjarje, Sokol Mjacaj u dënua me 5 vite burg. Të tre këta persona kanë vrarë me gurë lumi 13-vjeçarin në shtator të 2010, në fshatin Pjollë, komuna Shalë, pasi s’u jepte varësen e floririt, të cilën ia kishin blerë prindërit e tij.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: