SHKODER- Babai dy vëllezërve Kodra të akuzuar për vrasjen e një 13-vjeçari në fshatin Pjollë në shtator 2013 në bashkëpunim me Sokol Mjacaj, ka reaguar lidhur me këtë ngjarje. Marash Kodra thotë se dy djemtë e tij, Besnik dhe Edmond Kodra, po vuajnë një dënim që duhet ta kryete Mjacaj, për të cilin thotë se u lirua pasi bashkëpunoi me drejtësinë.

Sipas Marash Kodrës, djemtë e tij nuk kanë qenë në vendngjarje, por thotë se ishte Sokol Mjacaj ai që kishte njohje me viktimën, “pas ishin në një shkollë”.

“Djemtë e mi nuk kanë qenë në vendngjarje, ishte Mjacaj ai që njihej me viktimën, pasi ishin në një shkollë. Djemtë e mi po bëjnë burgun për Sokol Mjacajn, pasi ai u lirua se bashkëpunoi me drejtësinë. 13-vjeçari kishte marrë drogë dhe s’kishte paguar lekët. Unë kërkojë të drejtën të çdo organi. Mi kanë arrestuar kot fëmijët. Kanë marrë fëmijët dhe mi kanë torturuar në mënyrë barbare. Sokoli ka mbjellë drogë me viktimën. I ka marrë drogën viktimës dhe nuk i ka dhënë lekët, e më pas e ka mbytur dhe e ka lënë atje. Nuk është puna tek zinxhiri i floririt, por tek droga. Kanë pirë pije të ndryshme. Hetuesia nuk e ka bërë punën mirë. Prokurori nuk ka dashur të humb të drejtën e vetë, pasi ka marrë lekë.”, rrëfen Marash Kodra, babai i dy të akuzuarve për vrasjen e 13-vjeçarit.

Besnik Kodra është dënuar me burg përjetë, ndërsa Edmond Kodra me 11 vite. Për këtë ngjarje, Sokol Mjacaj u dënua me 5 vite burg. Të tre këta persona kanë vrarë me gurë lumi 13-vjeçarin në shtator të 2010, në fshatin Pjollë, komuna Shalë, pasi s’u jepte varësen e floririt, të cilën ia kishin blerë prindërit e tij.

Tashmë Sokol Mjacaj akuzohet për vrasjen e 2 turistëve çekë 4 ditë më parë, gjatë tentativës për t’u grabitur makinën me të cilën ata udhëtonin në Dukagjin.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: