KOSOVE-Detaje të reja dalin në dritë mbi vrasjen e 16-vjecarit në Kosovë pak ditë më parë. G.H, i dyshuar për vrasjen e Aulon Zekës, është djali i një emri të njohur në Kosovë.

Gazeta Express, nga burimet e saj mëson se G.H është djali i ish-drejtorit të Muzeut të Kosovës, Arbër Hadrit (që është djali i historianit Ali Hadri).

Aulon Zeka u gjet i vrarë me katër plumba mëngjesin e së shtunës në Prishtinë. Lidhur me rastin policia ka arrestuar dy persona të mitur, një djalë dhe një vajzë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: