BRITANI- Të paktën 3 persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen e Shkëlzen Dauti, ngjarje që ndodhi të shtunën në Southampton të Britanisë. 21-vjeçari u gjet i shtrirë në rrugë, në rrethana ende të paqarta, ndërsa ndërroi jetë në spital.

“Detektivët po hetojnë vdekjen e një 21-vjeçari në Southampton dhe kanë arrestuar tre persona të dyshuar për vrasjen e tij. Ekipi i Krimit në Hampshire ka arrestuar një grua, 30 vjeç, një 27-vjeçar dhe një 28-vjeçar të dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Dautit”, deklaroi policia e Hampshire, shkruan ‘Heart’.

Sipas policisë, ngjarja u raportua në orën 1:38 të mëngjesit të së shtunës, ku i riu u gjet i shtrirë në rrugën Gilpin Close me një plagë të madhe në kraharor. “Ai vdiq më vonë në spitalin e përgjithshëm të Southamptonit”, pohoi policia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: