GJERMANI – Burgim të përjetshëm për një 23 vjeçar nga Shqipëria është kërkuar në gjyqin për gjakmarrje që po zhvillohet në gjykatën e Visselhövede në qarkun e Rotenburgut në Gjermani.

I pandehuri është figura kyçe për planifikimin dhe ekzekutimin “çnjerëzor, brutal dhe veçanërisht të ftohtë”, tha prokurorja Annette Marquardt të mërkurën përpara gjykatës.

saf

Ajo thotë se “vetë-drejtësia nuk ekziston në Gjermani, as në Shqipëri, nga rruga”. Viktima Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, i cili mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku, ka qenë i kërcënuar nga “gjakmarrja”. Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyri si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.

Prokurorja tha se autorët kishin vepruar sipas zakonit të “Kanunit” i cili është ende në përdorim në zonat rurale të veriut të Shqipërisë. Tradita shekullore vendos të ashtuquajturën hakmarrje për të rivendosur nderin e familjes.

“Pavarësisht nga dënimi, familja e të pandehurve ishte betuar për hakmarrje dhe kërkoi tre jetë nga familja e dhunuesit për të rivendosur nderin familjar”, tha prokurori. Prandaj, familja e vrasësit të dënuar më parë kishte ikur në Suedi dhe Gjermani. Kur u lirua para kohe nga burgu në fund të dhjetorit për sjellje të mirë, ai iku në Gjermani duke qëndruar në Visselhövede në rrethin e Rotenburgut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb