SHKODER- Dy ditë pas vrasjes së dy turistëve çekë në Prekal, uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, Sokol Mjacaj, 20 vjeç. Ditën e sotme prokuroria e Shkodës ka ngritur akuzat ndaj tij, me të cilat ai do të përballet në Gjykatë.

Mbi 20-vjeçarin, i cili ka pranuar autorësinë për vrasjen e çiftit çek, rëndojnë dy akuza për “vrasje me dhunë me pasojë vdekje” dhe për “armëmbajtje pa leje”.

Ndërsa ka shpjeguar në polici arsyet e vrasjes së dy turistëve çeke, Mjacaj ka rrëfyer se qëllimi i ngjarjes ka qenë grabitja, por duke qenë se drejtuesi i mjetit kishte bërë rezistencë, duke frenuar dhe duke i kapur armën, ai e ka qëlluar pas koke e menjëherë pas tij edhe vajzën.

Pasi “është detyruar” t’i vrasë dy shtetasit çekë, sipas Sokol Mjacajt, ai ka vendosur të mos u grabiste sendet viktimave dhe të largohej, por pas kërkimeve intensive në zonë, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb