MALTE– Të paktën 10 persona janë arrestuar në Maltë si të dyshuar për vrasjen e gazetares dhe blogeres antikorrupsion Daphne Caruana Galizia, njoftoi sot kryeministri maltez, Joseph Muscat.

“U informova për një operacion të sigurisë të nisur këtë mëngjes në kuadër të një hetimi për vdekjen e Caruana Galizia, 53 vjeçe, e vrarë më 16 tetor nga shpërthimi i një bombe të vendosur në makinën e saj”, sqaroi ai në një deklaratë.

“Gjatë këtij operacioni, 10 persona u arrestuan, të dyshuar se janë të përfshirë në vrasje”, shtoi kryeministri.
Dhjetë personat e arrestuar janë të gjithë maltezë, në mesin e tyre ka individë të njohur nga policia.

”Të dyshuarit janë vendosur në paraburgim dhe policia ka afat 48 orë për të vendosur nëse do i kalojë apo jo në gjykatë si çështje, në këtë rast forcat e rendit kanë për detyrë për dhënien e më shumë informacioneve në media”, saktësoi Muscat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: