TIRANË- Në gjykatën e Krimeve të Rënda është paraqitur sot akt ekspertimi i analisë së ADN-së kryer në kuadër të zbardhjes së vrasjes së Gazmend çollakut, ngjarje për të cilën po gjykohet Denis Shtraza, i vetmi i akuzuar për rrëmbimin e 40-vjeçarit Çollaku, që pasi u torturua u vra dhe u hodh anë rrugës në Murqinë të Krujës, i lidhur këmbë e duar.

Në akt ekspertimin e siguruar nga BalkanWebarrihet në konkluzionin se kampioni i pështymës që i është marrë Deniz Shtrazës ndryshon nga kampioni gjenetik i përfituar nga gjaku i viktimës që u gjet në fasetat plastike me të cilat i ishin lidhur, duart, ç’ka ngre dyshime të forta për përfshirje të personave të tjerë në këtë ngjarje.
analiza e adn2

analiza e adn3

analiza e adn4

analiza e adn
“Nga gjaku marrë me tampon në dorezën e tapicerisë së bagazhit, në ambalazhin plastik dhe në çantën e zezë (prova materiale 1,2,3) objekte të këtij ekspertimi marrë gjatë këqyrjes së automjetit tip Benz Mercedez me targa AA 671MZ, u përfitua i njëjti profil human i plotë, i seksit mashkull me karakteristikat e përshkruara në akt tabela, i cili është i ndryshëm nga profili gjenetik i përfituar nga kampioni i gjakut marrë nga dy epruveta kufomës së shtetasit Laert Çollaku”,- thuhet ndër të tjera në akt ekspertizën e siguruar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb