SHKODER- Ish-gjyqtarja e Shkodrës Fildez Hafizi, e cila u vra dje nga ish-burri i saj në zonën e “Xhamllikut” duket se nuk ka jetuar një ditë të qetë gjatë viteve të fundit. Pas tentativës për vrasje dy vite më parë, në plazhin e Golemit, ish-burri i saj Fadil Kasemi e ka kërcënuar çdo ditë.

Madje këtë gjë e ka bërë edhe nga burgu, ku qëndroi për disa muaj, pas marrjes së dënimit.

Këtë e shprehin familjarët e saj, të cilët rrëfejnë se 38-vjeçarja Hafizi kishte marrë kërcënime të vazhduara nga ish-bashkëshorti, i cili i thoshte se do ta vriste dhe kur gjendej në burg.

Të afërmit e Fildezit, nënë e dy fëmijëve, thonë se ishin të shqetësuar për të, dhe nisur nga ky fakt i kishin kërkuar që të transferohej në Shkodër, në mënyrë që ta mbronin nga ish-bashkëshorti.

Por sipas tyre, Fildezi nuk e kishte pranuar këtë propozim pasi donte që fëmijët e saj të shkolloheshin në Tiranë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: