MITROVICE- Presidenti i Serbisë ka shkuar sot për një vizitë në Kosovë. Mësohet se Vuçiç ka shkuar në Mitrovicën e Veriut, duke marrë shkas nga vrasja e liderit serb, Oliver Ivanoviç.

Siç raportojnë mediat kosovare mësohet se Vuçiç mbërriti në Jarinjë, ndërsa në orën 11:30 do të ketë takim me përfaqësuesit serbë në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut. Raportohet se më pas presidenti serb rreth orës 17:00 të pasdites do të ketë takime me qytetarë në Llapnasellë.

Kujtojmë se Oliver Ivanoviç u vra pak ditë më parë në veri të Mitrovicës para zyrës së tij, ndërsa vrasësit dhe motivet e krimit ende nuk dihen.

Njësitë Speciale drejt Mitrovicës
Mjete të blinduara të Policisë së Kosovës janë nisur drejt bazës në Mitrovicë para vizitës së Vuçiçit. Njësitë speciale të policisë nga Prishtina janë nisur drejt Mitrovicës për të ofruar siguri.
Këto njësi me mjete të blinduara do të vendosen në bazën e tyre “Belvedere” në Lagjen “Bair” të Mitrovicës. KALLXO.com ju sjell foto të lëvizjes së njësisë speciale me mjete të blinduara.
Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë sot e nesër në Kosovë, disa ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit.
media-share-0-02-05-3aa77744c01967613b0de1ead501cc444240b1760a459a53d1ffd5aaf97e2899-98db5c71-15af-42c9-9352-733257339821_1516441916-5769694 (1)
1383581_mediashare002044cd212abd_ff

1383585_mediashare0020404f3debd7865071ce2c02e9f88a1a89e88ce0bbf4ffc535b7d297b10ebe1432f72baa7aaae844e24ad7dfe080d2d3b83_ff

1383587_mediashare002046593303e944b4d5824aca2ec84f99bc22ae2899b5441d2d564c470247fa588c53216ff8e55af4477a7618e7e97de81112_ff (1)

1383587_mediashare002046593303e944b4d5824aca2ec84f99bc22ae2899b5441d2d564c470247fa588c53216ff8e55af4477a7618e7e97de81112_ff

1383599_mediashare002049f0738b1a4f010e69cf0626f0a11cc4c365e7aa2902393a04bcd02ff6e50e58bc04c9a70f0ea4154bb3f68b942ec2246_ff

kosovo-kosovska-policija1-2-830x0-1

kosovo-kosovska-policija1-3-830x0-1

kosovo-kosovska-policija1-5-830x0-1
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb