Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri prej ekzekutorëve të 50-vjeçarit Leonard Murati. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Durrësit dje bënë me dije se pas hetimeve intensive ka rezultuar se Bedri Haka nga fshati Zezë i Niklës në Krujë është njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur më 18 nëntor të këtij viti në lokalin “Bar Center”, në qendër të qytetit bregdetar. E ndërsa blutë e Durrësit punojnë për arrestimin e të riut, Lindita Haka mohoi përfshirjen e të birit në krim.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb