Ekzekutimi mafioz i një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi, bëri bujë në mediat e shtetit helen por edhe ato shqiptare. Vasilis Stefanakos u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në makinën e tij në lagjen “Hajdari” të Athinës me 15 plumba.

Lajmi u përhap me shpejtësi edhe në Shqipëri pasi ai njihej si organizatori i arratisjeve të Alket Rizait, i cili në një rrëfim për Gazeta Shqiptare tregon se lidhjet me Stefanakos i kishte humbur prej kohësh, ndonëse shton se policia e ka pyetur pas vrasjes.

Të paktën mua mos më ngatërroni me këtë çështje, se unë s’kisha lidhje me atë. Kishim kohë që i kishim prishur muhabetet, e nuk dua që mediat shqiptare të më përmendin. Për këtë rast më erdhi e policia e më pyeti, por unë nuk kam asnjë dijeni për vrasjen”.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2018/01/18/ekskluzive-vrasja-e-kokes-se-mafias-greke-flet-alket-rizai-lidhja-ime-me-ate/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb