TIRANE – Kërkesa e Prokurorisë për ndryshimin e masës për Eugen Bitraj është pranuar nga Gjykata e Tiranës.

Prokuroria kërkoi dje ndryshimin e masës së sigurisë për një tjetër të pandehur për vrasjen e Marvi Mihalit një vit më parë.

Për Eugen Bitrajn u kërkua ndryshimi i masës nga detyrim paraqitje në arrest me burg.

Pak dite me pare gjykata ndryshoi masën e sigurisë ndaj Kridens dhe Marsel Allës, të akuzuar për vrasjë në bashkepunim të 20 vjeçarit Marvi Mihali, nga ‘detyrim paraqitje’ ne ‘arrest me burg’.

Ndryshimet e mases se sigurise erdhën pas denoncimit që bënë fëmiljarët e viktimës pas lirimit të tre të akuzuarve ne masën detyrim paraqitje.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb