MALAJZI-Një nga vajzat e arrestuara si e dyshuar në vrasjen e vëllait të liderit të Koresë së Veriut në Malajazi ka thënë se ajo është paguar 126 dollarë për të kryer vrasjen e Kim Jong-nam.

Sipas mediave në Malajzi, 25- vjeçarja, Siti Aishah ka thënë në polici se ajo mendonte se po i bënte masazh me vaj bebeje Kim Jong-nam si pjesë e një kamere gazmore dhe nuk e kishte idenë se po kryente vrasje.

Vëllai i liderit të Koresë së Veriut Kim Jon-un u vra përmes një solucioni vdekjeprurës në fytyrë më 13 shkurt në mes të aeroportit të Kuala Lampurit në Malajzi. Ai u helmua nga dy femra të cilat dyshohet se janë paguar nga vetë lideri i Koresë së Veriut, por ende nuk ka prova për këtë.

Bashkë me vajzën indoneziane është arrestuar dhe një vajzë tjetër nga Vietnami si e dyshuar.

Malajzia nuk e ka fajësuar shtetin e Koresë së Veriut për vdekjen e Kim Jong-nam, por burime jo zyrtare thonë se koreano-veriorët qëndrojnë pas kësaj vrasje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: