TIRANE– Identifikohet emri i viktimës që mbeti i vrarë sot në Kinostudio. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për Mario Majollarin, 28 vjeç.

Sipas raportimeve paraprake, viktima është qëlluar me armë në afërsi të një karburanti, ndërkohë që ende nuk dihen rrethanat e krimit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërsa priten të zbardhen të tjera detaje.

Informacion paraprak
Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç.

Grupi hetimor ka mberritur brenda pak minutash ne vendngjarje dhe po sekuestron e grumbullon çdo prove per te identifikuar dhe perballur me drejtesine autoret e krimit.

Forca te shumta policie kane ngritur pika kontrolli ne zone, si dhe ne te gjitha rruget lidhese me vendin e ngjarjes.

Per hetimin e saj eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor me specialiste te Drejtorise Vendore te Policise Tirane.

Policia ka shoqeruar e po vijon shoqerimin e disa shtetasve qe mund te ndihmojne me deshmite e tyre per zbardhjen e rrethanave te vrasjes.
Mario Majollari (4)

Mario Majollari (3)
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb