Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Vrasja në Lungomare, motra me lot në sy: E ekzekutuan njerëz të paguar. Policia fsheh autorët

RENI DHE NIpI ME ZEMER TE HAPUR

TIRANE– Vrasja që tronditi Vlorën në korrik të këtij viti, ku një 35-vjeçar u ekzekutua në Lungomare, është kthyer në vëmëndje të emisionit “Me zemër të hapur” në ‘News24’. Entela Çaushaj rrëfen sot detaje nga vrasja e vëllait të saj, atë të Renaldos 2 muaj më parë dhe të djalit, 2 vite më parë.

Sipas saj të dyja vrasjet kanë lidhje me njëra-tjetrën, por deri tani asgjë nuk është bërë për zbardhjen e tyre. Nëna e Endrit dhe motra e Renaldos pas humbjes së dy njerëzve më të dashur të saj, refuzon të pranojë versionin e dhënë në media referuar deklaratave te policisë, të cilat thonë se vëllai i saj ishte një person me precedente të mëparshëm penale dhe ishte pjese e botës së narkotrafikut.

Ajo thotë se të dyja ngjarjet kane lidhje me njëra-tjetrën, të birin ia vranë rastësisht, ndërsa vëllain e ekzekutuan sipas saj të njëjtët persona. E zhgënjyer nga policia dhe prokuroria ajo kërkon të vërtetën. “Nuk e kam gjetur ende arsyen se pse mu vranë. Skam marrë asnjë mbështetje nga shteti. Jam e qartë që ata që më kanë vrarë djalin, më kanë vrarë edhe vëllain. Policia mos të fsheh krimin, kriminalet, vrasësit me pagesë. Ai që më vrau djalin është me pagesë. Vëllai më tregoi se ishin dy persona që qëlluan në Durrës më armë, ku vdiq edhe kot edhe djali im. Ashtu thanë edhe televizionet. Pas vrasjes së djalit, vëllai mu mbyll në vetvete, ishte djalë me seder”, tha Entela, shkruan ‘BalkanWeb’.

me jeten te hapur flet motra

VRASJA E RENALDO OMERIT
Mbrëmjen e 30 korrikut qyteti bregdetar i Vlorës u trondit nga një ngjarje e rëndë. Në zonën e Lungomares u qëlluar për vdekje 35-vjeçari Renaldo Omeri. Fill pas ngjarjes, vrasësi u largua në këmbë duke mos lënë asnjë gjurmë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që policia ka gjetur vetëm një pistolete, e cila i përkiste viktimës. Forca të shumta policie janë vënë në kërkim, por emri i autorit mbetet ende i panjohur.

Sakaq, viktima njihej në qytet me nofken “Reni”, por kishte ndryshuar disa here identitetin. Vrasja e tij është ngjarja e dyte e rëndë në familje, pasi rreth 2 vite më parë në qytetin e Durrësit është ekzekutuar nipi i tij, Endri Caushaj 25 vjec.
(ed.me/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.