POGRADEC- “BalkanWeb” sjell dëshminë e parë tronditëse nga ngjarja e rëndë në Korçë ku një 49-vjeçar masakroi me thikë gruan e tij pas një sherri të çastit.

shtepia ne pogradec4

Gazetarja Ledjona Xheladinaj ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka folur me babain e autorit, Nexhdet Mekollin. Ai ka rrëfyer për “BalkanWeb” se djali i tij kurohej prej kohësh nga depresioni.

“Djali ka qenë prej kohësh i kuruar me depresion. E kemi çuar disa herë në Tiranë, por nuk na e pranonin. Krimin e ka kryer kur ka qenë jashtë kontrollit. Kishin kushte të vështira. I kam marrë në banesë sepse jetonin në kasolle. Sapo kam dalë nga shtëpia më ka lajmëruar nusja e nipit për vrasjen. Kur kam shkuar e kam gjetur nusen të pajetë, të masakruar, të mbuluar me gjak, ndërsa djali me thikë në dorë vinte vërdallë nëpër oborr”, ka rrëfyer babai i autorit të vrasjes së Demirkë Mekollit.

Ai ka deklaruar më tej se djali dhe nusja “kishin gjithmonë grindje me njeri-tjetrin”.
“Djali dhe nusja jetonin në një dhomë në shtëpinë time. Nusja nuk ishte problematike. Në mëngjes kur u zgjuam nuk kishte probleme. Kur u zgjova në mëngjes ishim mirë”, ka thënë Nexhdet Mekolli.

“BalkanWeb” sjell edhe fotot nga vendi i ngjarjes dhe shtëpia ku jetonte çifti bashkë me babain e autorit.

shtepia ne pogradec

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Blacë të Pogradecit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb