TIRANE- Detaje të tjera dalin në dritë nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku mbeti i vrarë një 64-vjeçar. Memli Begalla, nga Tepelena, është gjetur i shtrirë në trotuar më rrugën ‘Nikolla Tupe’, në zonën e ish-Bllokut

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se atentatorët kanë qëlluar nga një makinë tip ‘BMW’ e zezë, ndërsa më pas autorët janë larguar. Deri më tani janë shoqëruar 3 persona.

‘BalkanWeb’ mëson mes të tjerash se viktima, ishte duke hipur një makinë, kur është qëlluar me armë zjarri në parkimin e nëndheshëm të një pallati.

Informacion paraprak
Sot rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke.

Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi M.B., rreth 64 vjeç. Eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore. Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.
(ed.me/BalkanWeb)