SHKODER – Prokuroria kërkon burg për jetë për shtetasin Miklovan Parubi, autor i vrasjes së dyfishtë në Dajç më 3 tetor 2016 dhe plagosjes së 4 te tjerëve.

Po ashtu prokuroria kërkoi 20 vite burg për Marçel Shpijatin, bashkepunetor i tij. Prokuroria në paraqitjen e provave tregoi se përveç pamjeve filmike ka marrë dëshmitë e 7 personave të tjerë të pranishëm në vendngjarje mes të cilëve edhe 4 te plagosur.

Shpijati ka pranuar te bashkepunoje me drejtesinë prandaj prokuroria kërkoi vetëm 20 vite burg nga 40 që parashikojnë veprat penale që rëndojne mbi të. Në banesën e autorit Parubi policia ka gjetur pas vrasjeve dhe plagosjeve 1.3 kg cannabis sativa.

Ne diten e ngjarjes mbetën të  vrarë Ajet Saiti dhe Gacalin Kopshti dhe mbeten të plagosur Vinçens Kopshti, Kevis Molla, Ndok Marku dhe Aleks Prendi.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb