SHKODER- Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Sokol Mjacajn i cili akuzohet për vrasjen e dy turistëve çekë disa ditë më parë në Dukagjin.

Mjacaj ka pranuar para togave të zeza se ka kryer krimin në Prekal, ku dy turistët çekë u vranë me armë zjarri e më pas u hodhën në humnerë bashkë me automjetin e tyre.

I akuzuara për ngjarjen, Sokol Mjacaj, ka mbërritur ditën e sotme në Gjykatë e Shkodrës nën masa të rrepta sigurie, ndërsa seanca është drejtuar nga gjykatësja Ermira Dedja.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb