DURRES- Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka dhënë masën e sigurisë ‘burg pa afat’ për shtetasin Asti Mici 57 vjeç, pasi akuzohet se ka vrarë me kosën e barit fqinjin e tij Ludovik Lala 52 vjeç. Gazetarja Klodjana Haxhiaj njofton për “BalkanWeb” se autori i dyshuar ka pranuar krimin dhe u shfaq i penduar në seancën gjyqësore.

“Nuk doja ta vrisja, por e bëra në gjaknxehtësi e sipër. U kërkoj falje familjarëve të viktimës”- tha Asti Mici në seancë.

Ngjarja ka ndodhur rreth 4 ditë më parë në fshatin Jubë të Sukthit, kur shtetasi Asti Mici 57 vjeç, për motive të dobëta ka goditur me kosë në pjesën e sipërme të këmbës 52-vjeçarin Ludovik Lala, i cili vdiq në spitalin e Durrësit për shkak të hemorragjisë.

Mësohet se viktima Ludovik Lala dhe autori Asti Mici ishin komshinj me njeri-tjetrin dhe kishin konflikte të vazhdueshme me motive pronësie.

Sherri ka nisur për një zetor uji që viktima e kishte lënë në anë të lumit Erzen dhe kjo ka ngjallur pakënaqësi tek autori 57-vjeçar Asti Mici.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: