TIRANE– Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në “arrest me burg” Sami Metushin, i cili vrau gruan në Karpen të Kavajës dy ditë më parë.

Sami Metushi shfaqi pendesë, dhe u përlot në sallën e gjyqit. Ai tha se me gruan e tij kishin grindje të vazhdueshme.

“Unë dhe gruaja kishim 4 vjet që grindeshim, ditën e ngjarjes m’u errën sytë, nuk di ç’kam bërë”, tha ai para trupit gjykues.

Pas sherreve të vazhdueshme, Sami Metushi, 58 vjeç, ka goditur me thikë gruan e tij Sose Metushi, 57 vjeç, (prindër të dy djemve të rritur dhe tre vajzave).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: