TERAMO- Identifikohet shqiptari, i cili akuzohet për vrasjen e një shtetasi italian dhe plagosjen e gruas së tij pas një sherri në një bar në Teramo. Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Arjan Ziu, i cili u arrestua ditën e djeshme nga policia italiane.

Shqiptari akuzohet se ka vrarë të dielën në mbrëmje shtetasin italian Roberto Tizin dhe ka plagosur bashkëshorten e tij. Ngjarja ndodhi në momentin kur çifti po hynte në shtëpi. Shqiptari u dorëzua pa bërë rezistencë te karabinierët dhe nuk kishte tentuar në fakt të largohej nga zona, ndërsa u gjet shumë pranë vendit të ngjarjes. Mësohet se Ziu dhe italiani kishin patur një zënkë më herët në një bar. Viktima e kishte plagosur lehtë shqiptarin gjatë përplasjes fizike.

Më pas, në shenjë hakmarrje, Ziu e kishte ndjekur italianin nga darka dhe priti deri sa ky të zbriste nga automjeti për të hyrë në shtëpi. Aty shqiptari i armatosur qëlloi disa herë me pistoletë duke e lënë të vdekur italianin, ndërsa plagosi gruan e këtij të fundit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: