SARANDE– “BalkanWeb” ka siguruar foton e të riut që u arrestua gjatë ditës së sotme në Itali, pasi akuzohet se është një nga autorët e vrasjes së shtetasit Edmond Theodhari, pronar i një lavazhi në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015 pas një sherri për motive të dobëta, ndërsa në pranga ka rënë Keivi Hysa, 27 vjeç, lindur në Mamurras. Keivi Hysa (në foto) ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 3 vitesh, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest në burg’.
kejvi-hysa
Njoftimi i policisë:

Si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit mes ZQK Interpol Tirana dhe ZQK Interpol Roma/Itali, më datë 23.02.2018, është bërë kapja dhe arrestimi në Sesto San Giovani/Itali, i shtetasit shqiptar: Keivi Hysa, 27 vjeç, lindur në Mamurras.
Shtetasi Keivi Hysa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë me vendimin nr. 23-2015-13, datë 17.07.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal, “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 78 e 25 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datë 10.07.2015 rreth 01:00, në qytetin e Sarandës, si rezultat i një mosmarrëveshje për motive të dobëta të ndodhur një natë më parë, me pronarin e një auto-lavazhi makinash shtetasin E. M., i kërkuari Keivi Hysa në bashkëpunim me shtetasit E. H, dhe L. H., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin E.M. ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, po kryejnë të gjitha veprimet procedurale për ekstradimin sa më të shpejtë në Shqipëri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: