TIRANE – Refuzimi i lidhjes nga familja e vajzës ka shkaktuar tragjedinë në Kuçovë, ku 22-vjeçarja, Denisa Demaj ka gjetur vdekjen dhe vëllai i saj 20-vjeçar, Edi Demaj, është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak në Tiranë. Gjykata e Beratit vendosi sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 29-­vjeçarin Klaus Sakolli, i akuzuar për vrasjen e të dashurës së tij Denisa Demaj dhe plagosjen e vëllait të saj. Sakolli ka pranuar krimin përpara gjykatës, ndërsa ka sqaruar edhe rrethanat e ngjarjes.
“Lidhja jonë, nuk pranohej nga prindërit e vajzës. Ne duheshim, për të erdha nga jashtë. Kisha disa ditë që debatoja me vajzën.”- deklaroi 29-vjeçari.
Denisa dhe Klausi ishin miq mes tyre në rrjetin social “Facebook” dhe madje 29-­vjeçari kishte shkruar edhe dedikime për të. Por, nga ana e familjes Demaj nuk pëlqehej i riu nga Berati. Shkak për të mendohet se është e kaluara e tij. Në vitin 2012, sipas Policisë, Klaus Sakolli kishte bërë një plagosje me thikë dhe ishte dënuar për këtë. Fjalët për arrestimin dhe dënimin e tij nuk janë pritur mirë nga familjarët e Denisa Demajt, së cilës i është ndaluar komunikimi me Sakollin.
Vëllai i plagosur jashtë rrezikut për jetën
Edison Demaj, 20-­vjeçari që u plagos rëndë natën ku u vra motra e tij, e ka kaluar rrezikun për jetën. Edhe pse plumbi i ka dëmtuar disa organe, mjekët kanë arritur ta mbajnë në jetë dhe tashmë ai ndodhet në reanimacionin e Spitalit Ushtarak. Dje ai i është nënshtruar një operacioni të tretë. Predha që e ka goditur në pjesën anësore të barkut nuk ka qenë predhë e zakonshme, por e një fisheku që plas dhe shpërbëhet në disa copa. Për këtë arsye plaga ka qenë shumë e rëndë. Operacionin e parë ai e ka kryer në Spitalin e Beratit, pasi heqja e predhës ka qenë mjaft urgjente. Por për shkak të gjendjes së përkeqësuar ai është transportuar të martën me helikopter drejt Spitalit Ushtarak, ku mjekët kryen edhe një ndërhyrje të dytë kirurgjikale. Por pas disa orësh në terapi intensive, edhe pse ishte përmendur dhe kishte filluar të fliste, gjendja e tij nisi të përkeqësohej dhe sipas mjekëve, ishte i domosdoshëm edhe një tjetër operacion, që në fund rezultoi i suksesshëm.
(ne foto Denisa Demaj dhe vellai i saj Edisoni)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: