Vrapuesi olimpik, Oscar Pistorius, i cili ka qëlluar për vdekje të dashurën e tij, Reeva Steenkamp, është dënua me 13 vjet e 5 muaj burg nga Gjykata e Apelit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në vitin 2013. Në shkallën e parë, ish-kampioni olimpik u dënua me gjashtë vjet.

Duhet të përmendim faktin se është hera e dytë që prokurorët iu drejtuan Gjykatës së Lartë të Apelit për të sfiduar vendimin e shkallës së parë, të konsideruar shumë të butë.
(ed.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb