Këngëtarja Lucia Caruso, 34-vjeçare, e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve, për arsye ende të pa sqaruar është hedhur nga katet e sipërme të një ndërtese në qendër historike të Annuziata Tower, një qytet prej 40 mijë banorë të qytetit metropolitan të Napolit.

Gruaja është transportuar në spital, por vdiq menjëherë pasi u shtrua në spital, shkruan Il Messaggero.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe sipas dëshmive të mbledhura rezulton se disa njerëz u përpoqën të bindnin gruan të mos bënte veprimin fatal.

Disa nga të njohurit kanë raportuar edhe në polici se këngëtarja vuante nga depresioni.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: