Ekzekutohet një tjetër xhihadist nga Kosova, 26-vjeçari Orhan Ramadani. Emri i tij ka qenë pjesë e deklaratës së aleancës ndërkombëtare kundër ISIS, duke e cilësuar si një nga katër kosovarët e vrarë, njofton e përditshmja zvicerane “Tages Ancajger”.

Orhan Ramadani u vra gjatë një sulmi ajror në Siri. Sakaq, sipas kësaj gazete, ISIS ka publikuar edhe një video ku nxjerr në pah meritat e xhihadistit kosovar. Videoja shoqërohet me këngë në gjuhën shqipe, njofton më tej gazeta zvicerane “Mos qaj nënë, sepse djali yt ka rënë dëshmor. Hapni portat e parajsës”, janë dy prej vargjeve të këngës së ISIS për 26-vjeçarin Orhan Ramadani.

Ai ishte zotuar publikisht se do të shkatërronte Ballkanin, dhe sipas të dhënave të zviceranëve, kosovari luante rolin e agjentit sekret për çështjet e ISIS-it në Ballkan.

26-vjeçari i konsideruar si “007 i Ballkanit”, mësohet se ishte i rritur në Zvicër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: