Gjendet e vrarë në Meksikë 39-vjeçarja Maria Villar Galaz, mbesa e presidentit historik të Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Villar. 39-vjeçarja u rrëmbye më 13 shtator në qytetin meksikan Toluca dhe pavarësisht se autoritetet spanjolle paguan shumën e parave që kërkuan pengmarrësit, ajo u vra dhe u hodh në rrugë.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Garcia Margallo, deklaroi se pasi është paguar shuma që kërkuan keqbërësit, ata garantuan se brenda pak ditësh do ta lironin mbesën e Angel Maria Villar.
“Fatkeqësisht gjërat nuk shkuan kështu,” – tha ministri Margallo.

Maria Villa është presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit që nga viti 1988.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb