Mediat argjentinase kanë njoftuar se sot është vrarë në shtëpinë tij kryetari i ultrave të klubit të njohur Boca Juniors. I quajtur Gustavo Pereyra, ose njohur ndryshe me nofkën ‘Ariu’, ishte një nga personat më të rëndësishëm të klubit argjentinas.

Pereyra, 49 vjeç, është burgosur shumë herë për shkak të trazirave që ka shkaktuar si huligan në stadiume. Më parë ai kishte punuar edhe si truprojë e boksierit të peshës së rëndë Jorge Barrios.

Ishte mamaja e tij ajo që futi në shtëpi vrasësin përpara se më pas të dëgjonte të shtëna. Policia gjeti sipas raporteve të mediave të paktën tetë gëzhoja plumbash në vendngjarje. Pereyra vdiq në spital.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb