SIRI-Një tjetër shqiptar nga Kosova është vrarë në Siri. Mediat kosovare shkruajnë se është vrarë në Siri Burim Demolli nga Kolovica e Prishtinës.
Lajmi është konfirmuar nga një kushëri i viktimës i cili ka deklaruar se familja ka hapur dyert e mortit. “Në Siri është vrarë. Ne e kemi hapur dyert e mortit”, ka thënë kushëriri i Burim Demollit.
Burim Demolli kishte shkuar në Siri bashkë me gruan dhe katër fëmijët e tij të cilët vazhdojnë të qëndrojnë në këtë shtet. Policia e Kosovës nuk është pronocuar për rastin në fjalë ndërkohë që sipas të dhënave të organizatave të ndryshme janë mbi 100 kosovarë që kanë shkuar dhe janë bërë pjesë e luftërave në Siri e Irak. Deri tani 20 prej tyre kanë humbur jetën.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: